Publikuar më 26 Ноември, 2014 në Lajme, Fustsall
Në vigjilie të dy ndeshjeve kontrolluese me Malin e Zi më 2 dhe 3 dhjetor në sallën e vogël të palestrës ‘Jane Sandanski’, seleksionuesi i përfaqësueses A të futsallit tëMaqedonisë, Vasko Skenderovski pret të vazhdohet trendi i rezultateve pozitive të ekipit përfaqësues. Drejtuesi i Maqedonisë do tu japë shansë për të luajtur të gjithë futbollistëve të ftuar për dy ballafaqimet me malazezët.
“Ndeshjet kundër Malit të Zi janë edhe një tes për ne para kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Në princip, nuk ka ndryshime drastike në krahasim me ekipin që luajti në ndeshjet me Spanjën dhe Finlandën në turneun ndërkombëtar që e organizuam në Shkup. Pres të vazhdojmë trendin e rezultateve pozitive, shansin për të luajtur do ta kenë gjithë 14-të futbollistët e grumbulluar, posaçërisht të rinjtë të cilët në tërësi arsyetuan besimin e dhënë në ndeshjet paraprake. Realisht, pres dy fitore edhe pse Mali i Zi është përfaqësuese solide me ambicie të mëdha para kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Për ne me rëndësi është që me fitore të risim vetëbesimin para turneut në Poloni, ku prej 3 deri më 8 janar të vitit 2015 do të luajmë kundër përfaqësueses vendase, Estonisë dhe Greqisë. Shpresoj të tregojmë lojë të mirë dhe të kemi mbështetje nga tifozët”, deklaroi Skenderovski.
Grumbullimi i reprezentuesve është paraparë më 1 dhjetor në orën 08:30 në hotelin ‘Rusia’. Ndeshja e parë me Malin e Zi zhvillohet të martën, 2 dhjetor në orën 18:00, ndërsa një ditë më vonë ndeshja është e karakterit të mbyllur. Hyrja për ndeshjen e parë është pa pagesë.