Publikuar më 17 Март, 2015 në Lajme, Fustsall
Seleksionuesi Skenderovski thotë se kjo është një mundësi historike për Maqedoninë për tu kualifikuar në një garë të rëndësishme.
“Për herë të parë jemi vendas të një turneu kualifikues. Mund të them se kjo është mundësi historike për këtë gjeneratë. Ndeshja e nesërme që do ta luajmë kundër Hungarisë është më e rëndësishme. Hungaria është përfaqësuese e fortë e drejtuar nga një trajner i shkëlqyeshëm dhe që ka përvojë të madhe dhe shumë ndeshje pas vetes. Disponojnë me një kolektiv të fuqishëm, luajnë futboll të shpejtë dhe modern me formacione të ndryshme, përfaqësuese që është shumë e paparashikueshme dhe e rrezikshme një çdo pjesë të terenit. Thash edhe më herët, Spanja është favorit absolute, jo vetëm në këto kualifikime, por edhe në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Serbi. Zvicra është autsajdere e grupit. Pres mbështetje të madhe nga tifozët të cilët shpresoj të na japin energjinë e duhur për të performuar me paraqitje të shkëlqyeshme në këto kualifikime historike për ne”, deklaroi seleksionuesi Vasko Skenderovski.
Kapiteni i përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë, Zoran Leveski thotë se atmosfera në ekipin përfaqësues është në nivelin më të lartë dhe me padurim pritet starti i këtyre kualifikimeve.
“Përfaqësuesja jonë ka mjaft përvojë, më shumë se 5 vite jemi bashkë në kombëtare dhe njihemi shumë mirë. Kjo paraqet një shans historike për ne. Hungaria është kundërshtar për merak, nga vazoja e dytë. Shpresojmë të bëhemi përfaqësuesja e parë nga FFM që do të luajë ndeshje balotazhi për kualifikim në një Kampionat Evropian”, deklaroi Zoran Leveski në press konferencën zyrtare të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.