Sistemi informatik i FFM-së si temel për organizim modern futbollistik

Publikuar më 12 Мај, 2015 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë bashkë me përfaqësues të asosiacioneve të Uruguajit, Qipron dhe Kroacisë me kërkesë të Asosiacionit të futbolit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Dubai më 5 dhe 8 maj mbajtën prezantim të sistemit informatik COMET dhe mënyrën se si shfrytëzohet sistemi për avansimin e drejtimit të garave, masave diciplinore, statistikave individuale dhe ekipore në kampionatet kombëtare. Ftesën për pjesëmarje në seminarin e punës në Dubai, Federata e futbollit të Maqedonisë e mori përmes sistemit implementues informatik në kampionatin tonë dhe prezantimit të shkëlqyeshëm në konferencën ndërkombëtare për rritjen e nivelit të përdorimit të informatikës në lidhjet futbollistike në Havr të Kroacisë, ku morën pjesë më shumë se 50 anëtarë nga 20 lidhje të futbollit nga e gjithë bota.

“Jemi shumë të kënaqur me mënyrën se si prezantuam programën tonë dhe sistemin informatik COMET të cilin e shfrytëzojmë tani më për të dytin vit me rradhë në kampionatin shtetëror. Kishim mundësi të dëgjojmë përvojën nga përdoruesit tjerë, mirëpo ajo që na bën posaçërisht krenar është fakti që shumica e pjesëmarësve në konferencë kërkonin sqarim të detajuar të implementimit tonë të sistemit COMET për përdorim më të mirë dhe avansim të proceseve në organizatat e tyre. Prej aty vjen edhe ftesa e Asosiacionit futbollistik të Emirateve të Bashkuara Arabe për prezantim të programës tonë para përfaqësuesve të Ligës nga Lindja e afërt”, shprehet Ivana Projkovska, COMET administrator e Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Si bazë teknologjike, prodhimi informatik COMET është bazë për KOPA Amerika.



   
   
Reprezentacioni A