Sistemi i vauçerëve pika e vetme në rendin e ditës në mbledhjen e Këshillit të ekipeve të Ligës së Parë

Publikuar më 22 Февруари, 2019 Lajme


Në mbledhjen e Këshillit të skaudrave të Ligës së Parë që u mbajt 22 shkurt në shtëpinë e futbollit pika e vetme e rendit të ditës ishte ligji për donacionet në sport dhe sistemin e vauçerëve.

Përveç përfaqësuesve të klubeve në mbledhje ishin të pranishëm edhe u.d. Presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini, sekretari i përgjithshëm, Filip Popovski dhe përfaqësuesi i Qeverisë, Daniel Dimevski. Me ftesë të Këshillit të skuadrave të Ligës së Parë, si mysafirë në këtë takim gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të skuadrave të Ligës së Dytë.

Më takim, përfaqësuesi i qeverisë sqaroi sistemin për ndarjen e vauçerëve nga ana e shtetit me mjetet më vlerë prej 6 milionë euro për të gjitha sportet.

Konstatimi i klubeve ishte se kriteriumet të cilat kërkohen në rregulloren e përgatitur nga Agjencioni për Rini dhe Sport janë shumë të larta për ekipet e futbollit. Ata gjithashtu potencuan se shuma për ndarje nga gjithë klubet e futbollit është shumë e vogël. U.d. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini potencoi se do të mbështesë çdo kërkesë të klubeve të Ligës së Parë dhe të Dytë të Maqedonisë.

Në fund të takimit u arrit marrëveshje të përgatitet një kërkesë bashkë me FFM-në dhe gjetja e mënyrës për të ndikuar në të ardhmen për ndryshimin e kriteriumeve për shpërndarjen e vauçerëve të përshtatura për specifikat e futbollit, në mënyrë të pavarur nga sportet tjera. Përgatitja e kërkesës së tillë do të përgatitet dhe shqyrtohet në takimin e ardhshëm të caktuar më 01.03.2019 në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë.



   
   
Reprezentacioni A