Publikuar më 13 Ноември, 2014 në Lajme
Për futbollin, për përfaqësuesen e Maqedonisë, Sinisha mendon me një filozofi metodike, si një ndjekës kronik dhe gjakftohtë dhe me pasionin e prejardhjes kërçovare.
Këtë ai e bën tani më 30-të vite, nga Kampionati Botëror i vitit 1982 në Spanjë, kur si fëmijë, në pauzën ndërmjet dy ndeshjeve me vëmendje fantastike ka mbushur albumin për ‘Spanjë 82’ me fotografi të Paolo Rosit, Mishel Platinit, Panenkas, Rumeniges, Gudelit, Zikos…..
Tani, me 45 vite dhe pak më shumë përvojë futbollistike, ai na sqaron ‘përallën’ e tij të futbollit.
“Futbolli është pasioni im, përfaqësuesja e Maqedonisë dhe Naprdoku i Kërçovës janë ekipet për të cilat bëj tifo gjithë jetën. Nga ndeshja e parë kualifikuese e Maqedonisë kundër Danimarkës në vitin 1994 nuk kam lëshuar asnjë ndeshje si vendas, për më shumë, i ruaj të gjithë biletat nga ndeshjet, ndërsa biletën e vetme gratis e kam marrë për ndeshjen me Hungarinë. Thjesht, dua të blej biletë për kombëtaren, dua të kontriboj me mbështetjen time për të qenë më të suksesshëm. Gjithmonë me gëzim kujtoj golin e parë të Mitko Stojkoskit kundër Danimarkës, ndërsa ndeshjen me Republikën e Irlandës dhe fitoren tonë 3:2 e kam përjetuar më emocionalisht”, sqaron Sinisha.
Si të gjithë njerëzit pedant që meren me statistika, Sinisha në një vend të posaçëm i ruan biletat nga secila ndeshje e përfaqësueses së Maqedonisë, ndërsa statistikën nga secila përballje e ruan përmes një pogrami të veçantë kompjuterik.
“Deri tani direkt në stadium kam ndjekur 41 përfaqësuese evropiane. Dëshira ime është që t’i shof të gjithë 54 përfaqësueset anëtare të UEFA-së. Disa herë kam blerë bileta në treg të zi, pagova 1 000 denarë për ndeshjen tonë si vendas me Spanjën. Për duelin me Anglinë në Shkup kishte shumë rend të gjatë para pikave të shitjes së biletave në stadium dhe së bashku me një shok kemi pritur të blejmë biletë prej orën gjashtë të mëngjesit të shtunën. Nuk kuptoj pse njerëzit presin vetëm përfaqësuese të mëdha për të ardhur në stadium, patjetër së pari të kemi ndjenjën e përcaktimit për përfaqësuesen tonë, të shkojmë të bëjmë tifo për ekipin tonë përfaqësues pa marrë parasysh nëse lujmë kundër Spanjës, Anglisë, Italisë, ndonjë kundërshtari tjetër apo kundër ndonjë rivali jo atraktiv. Nuk kuptoj poashtu që të mos pranohet loja e dobët apo të fishkëllehen futbollistët e kombëtares tënde. Fishkëllimat i urej, ndonjëherë duhet të shikojmë kah Anglia sa i përket sjelljes së tifozëve në ishull. Ata duartrokasin edhe kur ekipi i tyre humb, gjithë ajo është pasion për futbollin. Sado që të ketë suksese në sported tjera, futbolli gjithmonë është numër një”, shton Pavleski.
Sinisha është i punësuar në Postën e Maqedonisë, në repartin për filateli, posedon ndoshta koleksionin më të madh të pullave positive me temë – papagalli ka fituar 16-të medalje në të gjitha ekspozitat filatelike ndërkombëtare. Me kalimin e kohës, filatelia i ka sjellë shumë miq me interes të njëjtë. Me ata shoqërohet dhe ndron pulla e ide. Në të njëjtën mënyrë si me shokët që i ka njohur përmes futbollit dhe ndeshjeve të përfaqësueses së Maqedonisë.
“Ata vlera ja transmetoj djalit tim. Që kur kishte gjashtë vite së bashku e mbështesim përfaqësuesen e Maqedonisë në të gjitha ndeshjet. Dua në të njëjtën mënyrë dhe me pasion edhe më të madh edhe ai të mbështesë përfaqësuesen. Tani unë jam duke treguar këto histori për ndeshjet dhe biletat, në një të ardhme të afërt ndoshta do ta bëjë të njëjtën edhe ai. Shpresë e re, si edhe formacioni i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë të cilin unë gjithmonë e mbështes”, tha në fund Sinisha Pavleski.