Sileksi fiton Kupën e Maqedonisë

Publikuar më 20 Мај, 2021 Lajme


Futbollistët e Sileksit triumfuan me rezultat 4:3 Akademia Pandevin me penallti, duke fituar kështu trofeun e Kupës së Maqedonisë.

Në kohën e rregullt, ndeshja u mbyll me barazim, pa gola. Në vazhdime nga 15 minuta nuk kishte gol me të dyja skuadrat që luajtën një ndeshje jo efikase. Në serinë e penalltive, skuadra e Sileksit tregoi koncentrim më të madh dhe arriti të fitojë me rezultat 4:3.

Te Akademia Pandevi në ekzekutimin e fundit gaboi Velinovski, ndërsa Karçevski më herët i vulosi shifrat finale 4:3.

Pas 24 viteve, skuadra e udhëhequr nga trajneri Goran Simov arriti që të fitojë trofeun e Kupës së Maqedonisë.




   
   
Reprezentacioni A