Shtyhet Kuvendi i Rregullt vjetor i FFM-së

Publikuar më 16 Март, 2020 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë duke ndjekur konstatimet, masat, rekomandimet dhe ndalesat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me mbrojtjen dhe preventivën ndaj koronavirusit SARS-CoV-2, si dhe shpalljen e pandemisë nga ana e Organizatës Shëndetësore Botërrore, solli vendim për shtyerjen e Kuvendit të Rregullt vjetorë të Federatës së futbollit të Maqedonisë të caktuar për datën 21 mars 2020.

Opinioni dhe familja e futbollit në kohë reale do të njoftohen për terminin e ri për mbajtjen e Kuvendit të Rregullt vjetor, i cili do të vendoset në mënyrë plotësuese.

Duke patur parasysh para se gjithash shëndetin e futbollistëve, shikuesve dhe gjithë aktorëve tjerë të futbollit, Federata e futbollit të Maqedonisë vazhdimisht ndjek situatën me koronavirusin SARS-CoV-2 dhe vepron në pajtueshmëri me rekomandimet e institucioneve publiko-shëndetësore. 



   
   
Reprezentacioni A