Shtipi do të bëhet me stadium modern, FFM bashkë me Komunën e Shtipit do të ndërtojnë Stadiumin e Qytetit

Publikuar më 18 Јуни, 2020 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me UEFA-në do të vazhdojë projektet për rinovimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së futbollit në vendin tonë. Plani dhe qëllimi i Federatës së futbollit të Maqedonisë është që mjetet nga programi ‘hat-trick’ i UEFA-së, si dhe mjete tjera nga funde të ngjashme të UEFA-së dhe FIFA-s të orientohen në përmirësimin e stadiumeve në vendin tonë, me qëllim që sezonin garues 2021/2022 klubet tona ta presin në stadiume të rinkonstruara me çka futbollistët do të fitonin kushte optimale për lojë, ndërsa spektatorët në stadiume dhe pranë ekraneve televizive të shijojnë imazhe shumë më të mira.

Në këtë periudhë vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në stadiumet në Çair, Ohër, Prilep dhe Manastir, ndërsa për “Shtëpinë e futbollit”, një prej projekteve më të rëndësishme për periudhën që pason është ndërtimi i plotë i dy tribunavë të stadiumit të Qytetit në Shtip.

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini bashkë me nën kryetarin, Llazar Rakixhiev dhe anëtarin e Këshillit Drejtues të FFM-së nga LFK Shtip, Dimitar Xhonov mbajtën takim pune me presidentin e Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski në të cilin gjetën akordin për disa çështje me rëndësi, duke nxjerë si përfundim se Qyteti dhe Federata do të thellojnë bashkëpunimin mes tyre në interes të përbashkët, që në thelb nënkupton përmirësimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Shtip dhe rikonstruimin e plotë të stadiumit të KF Bregallnica.

“Me kryetarin e komunës së Shtipit kemi zhvilluar bisedë konstruktive dhe vërtet besoj se mund të ndihmohemi shumë ndërmjet veti përmes ndërimit të dijeve dhe përvojave në pyetje që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit dhe ndërtimin e infrastrukturës. Mua më vjen mirë që me kryetarin e komunës së Shtipit Boçvareski, jo vetëm si arkitekt me profesion, por edhe si tifoz i madh i Bregallnicës, kemi gjetur gjuhë të përbashkët rreth futbollit dhe jam i bindur se mund të bëjmë punë të mëdha në stadiumin e qytetit në Shtip, si një prej qendrat më të mëdha të futbollit në vendin tonë. Federata e futbollit të Maqedonisë në bashkëpunim me UEFA-në do të ndërojmë tribunën perëndimore të stadiumit, ndërsa bashkë me punët që zhvillon Komuna do të jenë pjesë e projektit për ndërtimin e stadiumit modern që do të plotësojë kushtet për zhvillim të ndeshjeve të rangut më të lartë. Me projektin paraprak të programës ‘hat-trick’, ne tashmë në tërësi kemi rinovuar terrenin me sistem modern për ujitje, kullim, si dhe ndriçim, ndërsa tani gjithë kësaj i shtojmë këtë projekt shumë më të madh dhe të rëndësishëm. Tani pason pjesa më kryesore, që shpresoj se do të bëhet një punë e madhe dhe se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë. Në periudhën që pason, Federata e futbollit të Maqedonisë edhe detajisht do të prezantojë gjithë projektet që do të realizohen në këtë drejtim”, shprehet presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

“Në zyrat e Federatës së futbollit të Maqedonisë kemi zhvilluar mbledhje me presidentin e FFM-së, z. Muamed Sejdini, drejtues të federatës dhe pronarin e KF Bregallnicës, z. Kiril Gogov. Nga ana jonë, i kemi informuar për nevojën për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Shtip sipas një insfrastrukturë të re modern e cila do të paraqiste kënaqësi për qytetin dhe KF Bregallnicën, si një prej qendrave më të mëdha të futbollit në vendin tonë. Projektin për stadiumin e ri e ka punuar Komuna e Shtipit, i njejti është dorëzuar në FFM, ndërsa federate do të shikojë dokumentacionin e plotë teknik, do të japë sugjerimet e veta, ndërsa më pas Komuna do të miratojë për fillimin e ndërtimeve. Jam shumë i kënaqur që mora përgjigje pozitive nga ana e presidentit të FFM-së dhe gatishmëri ata të finansojnë ndërtimin e njërës tribunë. Pas përfundimit të ndërtimit, Komuna e Shtipit do të fillojë ndërtimin e tribunës tjetër të stadiumit të ri të Shtipit. Në periudhën që pason si Komunë do të angazhohemi për rrënimin dhe pastrimin e tribunës ekzistuese të Stadiumit të Qytetit. Këto javë vërtet hapa të rëndësishëm në drejtim të ritjes serioze dhe zhvillimit të sportit në Shtip, si një qytet modern i futbollit që do të jetë shembull për përallë të suksesshme sportive në vendin tonë dhe jashta”
, tha kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski. 



   
   
Reprezentacioni A