Publikuar më 05 Декември, 2016 në Lajme
Me
iniciativë të përbashkët, sot në Zagreb u mbajt mbledhje me udheheqësitë
profesionale të shtatë federative të futbollit nga Evropa jug-lindore me temë
formimin e ligës së përbashkët të futbolllit për futbollistë dhe futbolliste të
kategorive të reja.
Lidhja e futbollit të Kroacisë ishte vendas i përfaqësusve të federatave të futbollit të BeH, Malit të Zi, Maqedonisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe Serbisë. Në mbledhjen konstruktive u fol për ligën e përbashkët e cila do të kishte qëllim zhvillues dhe grumbullim të përvojave ndërkombëtare për kategoritë e reja.
Të gjithë të pranishmit u pajtuan se potenciali i garës eventuale në të cilën do të merrnin pjesë shtatë vende është shumë i madh dhe arritën marrëveshje parimore rreth disa parametrave vendimtar në lidhje me garën.
Projketin për një garë të këtillë para disa ditëve në mbledhje të komisionit profesional të UEFA-së e prezantoi drejtori teknik i HNS Romeo Jozak, ndërsa njerëzit drejtues nga trupi profesional i UEFA-së dhanë qëndrim pozitiv.
Zoran Stratev, koordinatori i kategorive të reja në FFM dhe Gjore Jovanovski, presidenti i Komisionit për trajnerë në FFM ishin të pranishëm në mbledhjen në Zagreb.