Publikuar më 28 Јануари, 2016 në Vendimet, Lajme
Pas paraqitjes së klubeve të Vardarit dhe Shkupi, treshja e arbitrave nga ndeshja Shkupi-Vardari në Ligën e ekipeve B, Komisioni për Diciplinë pranë FFM-së ka marrë vendimet si vijojnë:
1. Dejan Mlladenovski – arbitër kryesor i ndeshjes dënohet me masën diciplinore ndalesë referimi në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve dhe gjobë në të holla në vlerë prej 1 000 euro (një mijë euro në kundërvlerë të denarëve).
2. Sashe Toshevski – ndihmës arbitër i parë në ndeshjen në fjalë dënohet me masë diciplinore ndalesë referimi në kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe gjobë në të holla në vlerë prej. 500 euro (pesëqindë euro në kundërvlerë të denarëve).
3. Bojan Ivanovski - ndihmës arbitër i dytë në ndeshjen në fjalë dënohet me masë diciplinore ndalesë referimi në kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe gjobë në të holla në vlerë prej. 500 euro (pesëqindë euro në kundërvlerë të denarëve).
4. Me sjelljen e këtij Vendimi pezullimi HIQET për arbitrat e lartëpërmendur.
5. Dënimi rrjedh prej 16.12.2015.