Shpresat para sfidës historike, gati për Skocinë

Publikuar më 10 Октомври, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë të martën përballet me Skocinë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Europian për të rinjë, që do të zhvillohet në vitin 2017 në Poloni. Ndeshja luhet të martë në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 14:45.

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 Bllagoja Milevski si gjithë ndeshjet paraprake në këto kualifikime pa presion në drejtim të pritjeve, mirëpo me përqendrim maksimal dhe profesional në mënyrë shumë serioze shikohet drejt punës që duhet bërë në takimin e fundit dhe vendimtar për kualifikim në Kampionatin Europian. Milevski në takimin me zakonshëm me gazetarë edhe një herë përsëriti se pa marrë parasysh si do përfundojë kjo ndeshje, shpresat e vendit në këto kualifikime kanë tejkaluar veten dhe me paraqitjet e treguara, kualitetin, mentalitetit dhe profesionalizmin kanë dëshmuar se e ardhmja është para tyre. Në atmosferë të tillë pritet ndeshja e fundit me Skocinë, e cila Maqedonisë mund t’i sjellë kualifikim historik në Kampionatin Europian.

“Shpresoj se jemi të gatshëm, pas ndeshjes do të shofim nëse kemi qenë në nivel. Besoj se do të jemi në nivelin e njejtë me ndeshjet paraprake dhe do të kërkojmë rezultat pozitiv. Për mua e rëndësishme është se gjithë lojtarët janë shëndosh dhe të gatshëm për lojë. Nuk do të ndryshojmë shumë rreth lojës dhe vendosjes. Skocia ka ndryshime nga ndeshja e parë, luajnë ndryshe dhe me tjerë lojtarë në karahasim me përballjen tonë mes veti. Koncentrimi ynë është se si do të luajmë ne. E vetmja gjë që te unë është e patjetërsueshme është të jepet maksimumi, gjithë tjerat vijnë vetë. Nëse japim maksimumin për mua është OK, pas ndeshjes do të shofim nëse ajo do të jetë e mjaftueshme për fitore. Fatin nuk do kisha përzier këtu, pasi nëse mbëstetemi vetëm te fati nuk bëjmë gjë. Po gjithmonë nevojitet faktori fat, mirëpo ne duhet të kryejmë punën tonë. Nuk bëj kalkulime, e vetmja që mendoj është fitorja, më pas do të shofim”, tha mes tjerash drejtuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.

“Për mua është e rëndësishme të fitojmë, pa marrë parasysh nëse do të kualifikohemi në Kampionatin Europian. Këto kualifikime kemi luajtur duke menduar ndeshje pas ndeshje, duke u koncentruar në çdo ndeshje të rradhës. Tani për ne ndeshje e rradhës është me Skocinë, ne mendojmë për fitore, ndërsa më pas do të bëjmë llogaritë se çka kemi arritur të realizojmë. Ka presion vlera e ndeshjes, mirëpo djemtë kanë treguar paraprakisht se dijnë të barten me presionin dhe pres që presionin ta kthejnë në motiv për edhe një rezultat të madh”, përfundoi Milevski.

Ndeshja Maqedoni U21-SkociU21 luhet të martën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 18:45 minuta.



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A