Shpresat e Milevskit mundën përfaqësuesen A të Maqedonisë në testin e parë

Publikuar më 12 Декември, 2016 Lajme


Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka zhvilluar edhe një ndeshje të shkëlqyeshme, kësaj rradhe kundër përfaqësueses A të Maqedonisë, duke shënuar fitore 2:1 në ndeshjen e parë nga dy takimet e parapara kontrolluese ndërmjet këtyre dy përfaqësueseve.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski edhe pse me formacion të rinovuar luajtën një pjesë të parë të shkëlqyeshme gjatë së cilës shënuan dy gola. Petar Petkovski realizoi dy herë, në minutën e 22 dhe 31.

Në vazhdim përfaqësuesja e drejtuar nga Igor Angellovski luajti më mirë, imponoi lojën e saj, rriti presionin, mirëpo kjo mjaftoi vetëm për të zbutur disfatën. Dushko Trajçevski në minutën e 76-të realizoi për 2:1 që në fund ishte rezultati final i takimit.

Përfaqësuesja A: Shishkovski, Bejtullai, Murati, Velkovski, Demiri, Doriev, Musliu, Najdenov, Nikollov, Avramovski, Ibraimi. Luajtën edhe: Ristevski, Toshevski, Markoski, Trajçevski, Kolevski.

Përfaqësuesja U 21: Mujoviq, Pop Zlatanov, Simovski, Çeshmexhiev, N’Sombo, Selmani, Totre, Elmas, Kostov, Kostadinov, Petkovski. Luajtën edhe: Rexhepi, Iliq, Jankov, Liçina, Allomeroviq, Stojanovski, Krivanjeva, Filipovski, Zdravkovski, Abdullahu, Kreziq, Cvetanovski. 



   
   
Reprezentacioni A