Shoqata e arbitrëve pranë FFM-së ka krijuar një mjet më të avansuar për vlerësimin e aftësive të arbitrëve për të marrë vendimin e duhur nën presion

Publikuar më 18 Октомври, 2024 Lajme


Në seminarin vjeshtor të fitnesit për arbitrët kryesor, por edhe ato ndihmës, të cilin Federata e Futbollit të Maqedonisë e organizoi javën e kaluar, për herë të parë në historinë e futbollit në përgjithësi, u krye një test plotësisht i automatizuar që integron vrapimin me intensitet të lartë me marrjen e vendimit dhe analizën nga ana e arbitrit.

Testi që u zbatua, është në fakt një risi në arbitrimin e futbollit. Arbitrët që ishin pjesë e seminarit u bënë pionierë në përdorimin e teknologjisë, e cila në mënyrë plotësuese do t'i ndihmojë më tej për të marrë vendime më të mira në momentet kyçe të ndeshjeve.

Në këtë test kompleks që përfshin sinjale zanore, videoklipe, aplikacion për marrjen dhe analizimin e një vendimi, lëvizje të sakta në terren dhe faktorë të tjerë, ndikimi njerëzor hiqet plotësisht.

Arbitrët, si në një ndeshje, duhet të pozicionohen në kohë dhe në mënyrë optimale pas një poligoni të caktuar në ekranet e instaluara në mënyrë që të kenë mundësinë të shohin videon (incidentin) që fillon automatikisht në një interval të caktuar kohor.

Pas një videoje të shkurtër që shfaqet vetëm një herë, arbitrët duhet të marrin një vendim dy herë: fillimisht përmes një aplikacioni celular (i cili është zhvilluar gjatë 15 muajve të fundit këtu në Maqedoni dhe tani është përmirësuar me funksione shtesë analitike dhe përdoret për nevojat e UEFA-s) me informacione të menjëhershme rikthyese, dhe për herë të dytë duke përdorur kartonët, duke përsëritur (replikuar) procesin gjatë një ndeshjeje të vërtetë.

Të gjitha vendimet analizohen në një afat prej disa minutave pas përfundimit të testit, duke siguruar një rezultat të detajuar të përgjigjeve të sakta për secilin arbitër, shoqëruar me videoklipet përkatëse. Videoklipet me përqindje më të lartë të përgjigjeve të pasakta shqyrtohen menjëherë nga instruktorët teknikë dhe diskutohen me arbitrët.

Federata e Futbollit të Maqedonisë, përmes trajnerit kombëtar të fitnesit, mori pjesë intensivisht në UEFA për krijimin e këtij lloj testimi, i cili paraqet një mjet më të avancuar për vlerësimin e aftësive të arbitrëve të futbollit për të marrë vendimin e duhur nën presion.

Në fund, më të rëndësishëm janë komentet e arbitrëve tanë “Kjo është pikërisht ajo që na duhet”, “Kjo është ndoshta e ardhmja e trajnimit të arbitrëve”!




   
   
Reprezentacioni A