Shkurti – një prej muajt më të rëndësishëm në historinë e futbollit të Maqedonisë

Publikuar më 07 Февруари, 2018 Lajme


Më 7 shkurt 1993 është mbajtur KUVENDI I PARË ZGJEDHOR i Lidhjes së futbollit të Maqedonisë. Nizamedin Aruçi, Ilija Atanasovski, Kiro Sonevski dhe Zdravko Toçko ishin themeluesit e Kuvendit.

Shkurti është një prej muajt më të rëndësishëm në historinë e futbollit të Maqedonisë. Në vitin 1993 është mbajtur KUVENDI I PARË ZGJEDHOR i Lidhjes së futbollit të Maqedonisë. Kuvendi u mbajt në palestrën “Pellagonija”, ndërsa e njejta u drejtua nga Kiro Sonevski nga Gostivari, Zdravko Toçko nga Ohri dhe Ilija Atanasovski, sekretar general i LFM-së.

Në rrethin përfundimtar për president të LFM-së zgjidhej ndërmjet Trajan Bendevskit dhe Lubislav Ivanov-Xingos. Ivanov morri më shumë vota dhe me këtë aktivitetet e presidentit të parë të LFM-së, Alekso Kiprovski për pranin në FIFA dhe UEFA vazhduan nën drejtimin e presidentit të ri, Lubislav Ivanov – Xingo. Për nën-kryetar të LFM-së u zgjodh Gjorgji Atanasov, ndërsa anëtarë të Këshillit Drejtues ishin: Trajan Bendevski-Manastir, Çasllav Bozhinovski-Shkup, Dimitar Bosiljanov-Strumicë, Medat Bojnika-Dibër, Dushko Milevski-Tetovë, Trajçe Maxhovski-Prilep, Boris Hristov-Veles, Stojan Trençevski-Shkup, Temelko Ordanovski-Shkup, Pane Ivanov-Kavadar, Gjoko Ugrinovski-Strugë, Pançe Nasev-Shtip, Dushko Nikollovski-Probishtip;



   
   
Reprezentacioni A