Shkupi 2017: Lejohen flamujt vetëm të skuadrave finalist

Publikuar më 06 Август, 2017 Lajme


UEFA dhe Federata e futbollit të Maqedonisë rikujtojnë gjithë dashamirët e futbollit që kanë biletë për të qenë pjesëmarrës në ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Mançester Junajtedit në arenën nacionale “Filipi i Dytë” se lejohet futja e flamujve vetëm të skuadrave finalist, si dhe flamujt kombëtar të vendeve prej ku vijnë ekipet finaliste (Spanjë dhe Angli). Flamujt nuk guxojnë të jenë më të mëdhejn se 1 metër e 250 centimetra në pjesën e tyre më të gjërë apo të gjatë. Në të kundërtën të njejtët do tu merren në hyrje.

Githashtu, do të merren në hyrje flamuj me përmbajtje kërcnuese për sigurinë publike, përfaqësojnë qëndrimin e dikuj, apo përmbajnë mesazhe ofenduese dhe diskriminuese.

Do të merren edhe flamujt që pengojnë shikueshmërinë e tifozëve dhe pamjen për kamerat televizive.

Gjithë shikuesve u dëshirojmë Super Kupë të paharuar në Shkupi 2017.



   
   
Reprezentacioni A