Shkëndija, Vardari, Pelisteri dhe Bregallnica në gjysmëfinale të Kupës

Publikuar më 07 Декември, 2016 Lajme


Mbrojtësi i trofeut të Kupës, Shkëndija, kampioni aktual, Vardari, si dhe Pelisteri e Bregallnica janë gjysmëfinalistët e Kupës, pasi shënuan fitore në ndeshjet e kthimit të çerekfinales.

Shkëndija mundi Shkupin 4:0 në një ndeshje në të cilën hat-trik shënoi reprezentuesi Besart Ibraimi, ndërsa një gol shënoi edhe Zhunior. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar pa gola.

Vardari në mënyrë rutinore dhe me fitore të re 4:1 kundër Metalurgut lehtë u kualifikua në gjysmëfinale, me rezultat të përgjithshëm 8:2. Ekipi i vetëm nga Liga e Dytë që kishte arritur në çerekfinale të Kupës, Metalurgu, nuk kishte forcë t’i kundërvihet kampionit, që shënoi fitore me tre golat e Balotelit dhe një të Nikollovit. Për Metalurgun golin e shënoi Fidanovski.

Pelisteri me fitore të re ka eliminuar Sileksin. Riste Markoski me gol në minutën e 45-të paralajmëroi triumfin, ndërsa gjithë dilemat në lidhje me gjysmëfinalistin i zgjodhi Bobi Bozhinovski. Gligor Gligorov shënoi golin e nderit për Sileksin në minutën e 76-të.

Bregallnica bindshëm 3:0 mundi Pobedën dhe me rezultat të përgjithshëm 5:2 kalon në mesin e katër ekipeve më të mira. Jovanovski, Georgiev dhe Zdravkov ishin autor të golave për Bregallnicën. 



   
   
Reprezentacioni A