Publikuar më 15 Мај, 2018 në Kupa e Maqedonisë, Lajme
Finalet e Kupës së Maqedonisë në kategoritë U19 dhe U18 kanë kaluar në shenjë të Shkëndijës së Tetovës e cila rëmbeu të dy trofetë pasi në finale mundën Pelisterin (U18 5:3), gjegjësisht Rabotniçkin (U19 5:4 me penalti)
Kadetët e Shkëndijës janë fitues të Kupës së Maqedonisë.
Ata në finalen e zhvilluar në Ohër ishin më të mirë se Pelisteri dhe në fund me
plotë meritë fituan me rezultat 5:3 (3:2). Ndeshja në stadiumin “Burimet e
Bilianës” në Ohër filloi furishëm për kuqezinjtë tetovarë që shënuan tre gola.
Megjithatë në pauzë u shkua me rezultat 3:2 pasi Pelisteri realizoi dy herë në
çastet e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola. Dy
në rrjetën e Shitrakovskit dhe një në atë të Abazit. Golat e vlefshëm trofe për
ekipin e Shkëndijës i shënuan: Ramiq, Karimani, Spahiu dhe Ramadani (dy). Ndërkohë
për Pelisterin dy herë realizoi Selmani dhe një herë Boshovski.
SHKËNDIJA-PELISTERI 5:3 (3:2)
Stadiumi “Burimet e Bilianës” në Ohër
Arbitra: Stojanovski, Lika dhe Osmani (gjithë nga Kërçova)
Golashënues: Ramiq, Ramadani 2, Karimani, Spahiu (Sh), ndërsa
Selmani 2 dhe Boshkovski (P)
SHKËNDIJA: Abazi, Mustafa, Rexhepi, Ramiq, Karimani,
Ramadani, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu.
PELISTERI: Shitrakoski, Rizankovski, Momirovski,
Bozhinovski, Mijakovski, Selmani, Boshkovski, Stojanovski, Jovanovski,
Risteski, Veljanovski.
“Urime për aktorët e dy ekipeve që luajtën një finale për tu mbajtur mend të konkurencë të kadetëve. Ne hapëm më mirë ndeshjen dhe me meritë krijuam epërsi prej 3 golave. Pelisteri edhe përkundër negativës nuk u dorëzua dhe me dy gola arriti të kthehet në lojë. Në pjesën e dytë sërish kishte gola dhe emocione, por ne në fund treguam më shumë karakter dhe fituam trofeun”, deklaroi trajneri i Shkëndijës U18, Berat Imeri.