Publikuar më 23 Мај, 2018 në Lajme
Shkëndija
e Tetovës është fituese e Kupës së Maqedonisë. Tetovarët në finale mundën
bindshëm 3:0 Pelisterin dhe arrinë për herë të parë në histori të festojë dy
titujt, kampionatin dhe Kupën. Në duelin me Shkëndijën, ekipi nga Manastiri nuk
arriti asesi të bartet me favoritin e madh. Kuqezinjëve nuk u pengoi shiu i rëmbyeshëm
që përfshiu Strumicën, për të dominuar dhe të konfirmojnë dominimin e tyre në këtë
sezon. Pjesa e parë solli vetëm një gol, kur në minutën e 20-të harkoi para
portës Hasani, ndërsa Musliu me kokë shënon në rrjetën e Atanasovskit. Tetovarët
kishin edhe dy-tre mundësi tjera në pjesën e parë, ndërsa asnjë kansoje e vetme
nga Pelisteri. Ky ishte paralajmërim se trofeu i Kupës kishte marrë rrugën
drejt Tetovës.
Në pjesën e dytë djemtë e Qatip Osmanit kryen punën e tyre. Fillimisht në minutën e 51 pas një topi të devijuar, Ibraimi godet fortë për epërsi bindëse 2:0. Shkëndija nuk u ndal këtu dhe vazhdoi të kërkojë goliun e tretë, që erdhi në minutën e 72-të. Hasani harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Musliu sërish realizon me kokë për 3:0 dhe mbyllje të historisë së kësaj përballeje.
Shkëndija feston, Shkëndija është dominuese këtë sezon, duke dëshmuar në terren gjithë kualitetin e saj. Ky ishte trofeu i dytë i Kupës në historinë e tetovarëve, ndërsa paraprakisht fituan edhe titullin e dytë të kampionit.
FINALJA E KUPËS
SHKËNDIJA-PELISTERI 3:0 (1:0)
Golashënues: Musliu 21’ dhe 72’, si dhe Ibraimi 52’