Shiten biletat për ndeshjen Maqedoni - Kosovë

Publikuar më 06 Март, 2020 Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë me 26 mars në arenën “Todor Proeski” do të përballet me përfaqësuesen e Kosovës në plej of-in për kualifikim në Kampionatin Europian 2020. Biletat për ndeshjen janë shitur.  

Përderisa nuk do të ketë asnjë kërkesë, rekomandim apo ndalesë eventuale për shikuesit nga Qeveria apo institucionet shtetërore për shkak koronavirusit, atëherë futbollistët tanë do të luajnë ndaj Kosovës në një stadium të mbushur me publik.

I falenderojmë të gjithë tifozët për përkrahjen që u japin futbollistëve dhe gëzohemi për atmosferën e bukur në arenën “Todor Proeski”.

Gjithashtu, i falenderojmë tifozët për durimin gjatë procesit të blerjes së biletave.

Rikujtojmë deri të gjithë tifozët dhe përkrahësit të përfaqësueses tanë që në ditën e ndeshjes me vete të posedojnë dokument identifikimi, pasi në hyrje të stadiumi do të ketë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të kontrollojnë të dhënat personale nga bileta dhe nuk do të ju mundësohet hyrje në stadium tifozëve të cilët të do të përpiqen të hyjnë me emër tjetër. Paralajmrojmë tifozët që mos të blejnë bileta në “tregun e zi” me të dhëna tjera të biletës.

Ju bëjmë thirje të gjithë shikuesve, përkrahësit dhe tifozëve të përfaqësueses së Maqedonisë që me përkrahje fer dhe korrekte ti ndihmojnë futbollistëve tanë të arrijnë deri në fitore dhe ta afrojnë afër kualifikimit për në EURO 2020. 




   
   
Reprezentacioni A