Sërisht humbje në lojë të shkëlqyeshme, Maqedoni-Sllovaki 0-2

Publikuar më 16 Ноември, 2014 Lajme, Lajme

Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë ka pësuar disfatë 2:0 nga Sllovakia në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në shkup në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që vitin 2016 do të zhvillohet në Francë.

Gabimet në mbrojtjen e përfaqësueses së Maqedonisë ishin kyce në triumfin e sllovakëve në Shkup. Me dy gola në pjesën e parë Sllovakia arriti të mer fitoren e katërt në gurpin tonë. Juraj Kucka në minutën e 25-të dhe Adam Nemec në të 38 siguruan tre pikët dhe vazhdimin e ecurisë perfekte të Sllovakisë. Ndeshjen e nisim me mundësinë e bukur të Krste Velkovskit, mirëpo i shkëlqyeshëm në portën e Sllovakisë u shfaq Matush Kozacik. Në minutën e 25-të futbollisti ofenziv i Sllovakisë, Vladimir Vajs lehtë u lirua nga Ezgjan Alioski dhe me asist në shtyllën e dytë gjeti Juraj Kuckan që shënoi për epërsi 1:0 të miqve. Mbrojtja jonë nuk ishte në nivel edhe në golin e dytë të sllovakëve, kur Mirosllav Shtok lehtë depërtoi në krahun e majtë, ktheu topin në për toke para portës, Daniel Mojsov reagoi dobët, huqi topin dhe lejoi që Adam Nemec në mënyrë rutinore të realizojë. Deri në fund të pjesës së parë u munduam të zbusim negativën përmes dy goditjeve të shkëlqyeshme të Alaksandar Trajkovskit nga gjuajtjet e lira, mirëpo e para u ndal në traverzë, ndërsa më vonë reagoi mirë portieri Kozacik. Në pjesën e dytë kishim dominim të plotë, Trajkovski kishte edhe disa goditje të shkëlqyeshme, edhe një herë goditi traversën, ndërsa në tentimin e rradhës edhe një herë priti portieri i Sllovakisë. Sulmet tona nuk u ndalën deri në fishkëllimën e fundit, mirëpo nuk kishim fat të shënojmë gol. Edhe në këtë ndeshje fati na ktheu shpinën pas dy traversave të goditura të Trajkovskit dhe disa mundësive të mira të Velkovskit dhe Abdurahimit.

Seleksionuesi i Maqedonisë Boshko Gjurovski tha se ndoshta ka ardhur moment, tani deri në fund të këtij cikli kualifikues të shkojmë në një rinovim natyral të ekipi përfaqësues, pasi që dy duelet e fundit me Ukrainën dhe Sllovakinë konfirmuan se kemi potencial tek i cili duhet të mbështetemi.

“ Tani kemi kohë deri në Mars dhe mendoj se duhet të mendojmë, të bëhet një analizë e mirë për një renovim natyral të përfaqësueses. Shihet se kemi potencial të shkëlqyeshëm te këta futbollistë të rinj dhe duhet që në të ardhmen të mbështetemi në mënyrë të vërtetë. Luajtëm shkëlqyeshëm në pjesën e dytë, mirëpo ja për fat të keq nuk arritëm të realizojmë. Do të thoni se edhe sllovakët kishin epërsi 2:0 prandaj luanin ashtu, mirëpo megjithatë krijuam numër të madh të rasteve të cilat ja sërisht nuk arritëm t’i shfrytëzojmë. Trajkovski, Abdurahimi dhe Ademi edhe tani konfirmuan kuaklitetin. Ata janë futbollistë që vërtet meritojnë të kenë suksese me Maqedoninë dhe për këtë arsye duhet të bëjmë selektim me temel që do ta bartnin ata”, deklaroi pas përfundimit të ndeshjes me Sllovakinë, seleksionuesi i Maqedonisë, Boshko Gjurovski. 





   
   
Reprezentacioni A