Publikuar më 05 Април, 2016 në Lajme, Lajme
Në ‘Shtëpinë e futbollit’ javën e kaluar u mbajt seminar për mirëmbajtjen e tereneve të futbollit në të cilin ligjërues kryesor ishte konsulenti i FIFA-s, Din Gilasbi. Në seminarin e mbajtur morrën pjesë përfaqësues të 12-të stadiumeve apo tereneve në gjithë vendin (Maxhari-Shkup, Pobeda-Prilep, Qendra stërvitore ‘Petar Milloshevski’, Gjorçe Petrov-Shkup, Bellasica-Strumicë, Shkëndija-Tetovë, ‘Burimet e Bilianës’-Ohër, Pelisteri-Manastir, ‘Kukush’-Turnovë, Arena nacionale ‘Filipi i Dytë’-Shkup dhe Sileksi-Kratovë).
Konsulenti i FIFA-s, Din Gilasbi nga Uellsi barti pikëpamjet e tij për punë me përfaqësuesit e klubeve apo tereneve që ishin pjesë e seminarit dy ditor.
“Si konsulentë të FIFA-s për përmirësimin e situatës së tereneve me kënaqësi kemi pranuar ftesën e Federatës së futbollit të Maqedonisë për të qenë ligjerues të këtij seminari dhe përmes prezentimit teorik dhe praktik të tregojmë problemet kryesore me të cilat ballafaqohemi gjatë mirëmbajtjes së tereneve dhe të japim instruksione në drejtim të asaj se cilat janë mënyrat më të mira për të mbrojtur terenet me bar natyral nga dëmtimi i shpejtë. Pjesa praktike e programës u realizua në terenet e qendrës stërvitore ‘Petar Milloshevski’ dhe patjetër të pranoj se jam i befasuar nga situata e mirë e tereneve, posaçërisht në periudhën kukr sezoni garues përfundon për më pak se dy muaj. Me pajisjet e reja moderne të cilën FFM-ja e ka siguruar mund të konfirmohet mbulimi i tereneve me bar dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nevojitetn disa ndryshime të vogla për të cilat kemi biseduar me të cilat edhe më shumë do të përmirësohet situata e tereneve. Mekanizmi është shumë i rëndësishëm, mirëpo përkushtimi i njerëzve të cilët janë përgjegjës për mirëmbajtjen e tereneve sipas gjithë gjasave është faktor kyç”, është shprehur konsulanti i FIFA-s për mirëmbajtje të tereneve, Din Gilasbi.
Dimitar Zisovski nga Federata e futbollit të Maqedonisë thotë se ky është moment i rëndësishëm për prezantimin e njërëzve të cilët kujdesen për mirëmbajtjen e tereneve dhe që janë pjesë shumë e rëndësishme e secilës strukturë të klubeve apo stadiumeve.
“Njerëzit që kujdesen për mirëmbajtjet e tereneve shpesh nuk janë në fokusin e syrit tonë, ndërsa paraqesin një pjesë shumë të rëndësishme të strukturës organizative të stadiumeve apo tereneve dhe me kontributin e tyre sifurisht se në masë të njëjtë janë të rëndësishëm në gjithë zinxhirin e aktiviteteve për organizim më të mirë të ndeshjeve të futbollit. Për këtë arsye, vlerësoj se ky seminar ishte moment i rëndësishëm për prezantimin e tyre dhe për të treguar se kujdesemi për gjithë ata që janë të kyçur në lojën e futbollit. Kishim mundësi të dëgjojmë ligjerata teorike dhe praktike nga person i cili është specialist në atë pjesë dhe në atë drejtim sillet me një qasje shkencore. Duam të ngrejmë edhe vetëdijen e pronarëve apo menaxhuesve të stadiumeve për rëndësinë dhe patjetërsmueshmërinë për investim të mundit dhe mjeteve për përmirësimin e gjendes së tereneve. Konsulanti i FIFA-s na njoftoi me principet dhe teknikat themelore për mirëmbajtje të tereneve, ndërsa u prezantuan edhe teknika të avansuara që në një mënyrë në një të ardhme të afërt duhet të jenë pjesë e jona”, deklaroi Dimitar Zisovski.