Publikuar më 27 Ноември, 2017 në Lajme, Ligat e Fëmijëve, Seminare
Federata
e futbollit të Maqedonisë në drejtim të përmirësimit të kualitetit të mbajtjes
dhe zhvillimit të ndeshjeve në Ligat e Fëmijëve, organizon seminar dhe këshilla
për prindërit e fëmijëve anëtarë të klubeve që garojnë në Ligat e Fëmijëve të
FFM-së në Rajonin e Shkupit. Qëllimi i këtij seminari dhe këshillave është
ngritja e vetëdijes së prindërve për rëndësinë e këtyre garave dhe përmirësimi i
qasjes ndaj fëmijvë që janë bartës të aktiviteteve në Ligat e Fëmijëve.
Prindërit do të kenë mundësi të dëgjojnë prezantime në sferën e psikologjisë sportive dhe fëmijërore, raportet prind-sportist-trajner, rëndësinë e pjesëmarrjes në Ligat e Fëmijëve, zhvillimin psikomotorik dhe ushqimin e fëmijëve, si dhe sugjerime për sjelljen e prindërve gjatë kohës së seancave stërvitore dhe ndeshjeve në Ligën e Fëmijëve.
Seminari njëditor do të mbahet sipas këtij orari:
- Hoteli „Kontinental“, 05.12.2017
Fillimi i seminarit do të jetë në orën 10:00, ndërsa prindërit duhet të arrijnë në hotelin Kontinental më së voni deri në orën 09:30 për shkak të paraqitjes dhe regjistrimit për pjesëmarrje. Seminari do të përfundojë në orën 15:00 me drekë të përbashkët. Njoftojmë prindërit që për pjesëmarrjen e tyre duhet të paraqiten te koordinatori i rajonit, Viktor Paloski.