Seminare dhe këshilla për prindërit e fëmijëve të kyçur në Ligat e FFM-së

Publikuar më 10 Ноември, 2017 Lajme, Ligat e Fëmijëve, Seminare


Federata e futbollit të Maqedonisë në drejtim të përmirësimit të kualitetit të mbajtjes dhe zhvillimit të ndeshjeve në Ligat e Fëmijëve, organizon seminar për këshilla me prindërit fëmijët e të cilëve janë pjesë e klubeve që garojnë në këto liga të FFM-së.
Qëllimi i këtij seminari dhe këshillave është ngritja e vetëdijes te prindërit për vlerën e kësaj gare dhe përmirësimi i qasjes ndaj fëmijëve që janë bartës të gjithë aktiviteteve në Ligat e Fëmijëve.
Prindërit do të kenë mundësi të dëgjojnë prezantime në fushën e psikologjisë sportive dhe fëmijërore, raportet prind-sportist-trajner, vlerën dhe rëndësisë së pjesëmarrjes në Ligat e Fëmijëve, zhvillimin psiko-motorik dhe ushqimin e fëmijëve, si dhe këshilla për sjelljen e prindërve gjatë kohës së seancave stërvitore dhe ndeshjeve në Ligat e Fëmijëve.
Seminaret njëditore do të zhvillohen sipas këtij orari:
- Ohër, hoteli "Milenium Palace", 15.11.2017
- Manastir, „Pallati i Kulturës“, 16.11.2017

Fillimi i seminareve është në orën 10:00, ndërsa prindërit duhet të arrijnë më së voni në orën 09:30 për shkak të paraqitjes dhe regjistrimit të pranisë.
Seminaret përfundojnë në orën 16:00 me drekë të përbashkët.
Njoftohen prindërit se praninë e tyre duhet ta bëjnë te koordinatori i rajonit, Laze Gashtarov-Manastir dhe Jovçe Popovski-Ohër.
Qendra për edukim dhe Grasrut pranë FFM-së



   
   
Reprezentacioni A