Seminar për zhvillimin e përfshirjes dhe përgjegjësisë sociale

Publikuar më 30 Април, 2018 Lajme, Seminare


Federata e futbollit të Maqedonisë bashkë me CAFE-një prej partnerëve organizativ të UEFA-së për përgjegjësi sociale organizoi seminar kushtuar edukimit të Dissability access officer – personave të klubeve, njerëz të destinuar për kontakt me personat me aftësi të kufizuara.

Në këtë takim morrën pjesë përfaqësues të klubeve të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, përfaqësues të Shoqatës të personave me aftësi të kufizuara-Mobiliteti, Shoqata Nacionale e të Shurdhërve në Maqedoni dhe personave me vështirësi dëgjimi, përfaqësues të Komunave të Strumicës, Shtipit, Manastirtit dhe Tetovës, ndërsa në pjesën e punës morrën pjesë edhe përfaqësues të Arenës Nacionale “Filipi i Dytë”dhe Mk Tickets-partneri zyrtar i FFM-së për shitjen dhe shpërndarjen e biletave.

Ky seminar është një nga seria e takimeve të Federata e futbollit të Maqedonisë i organizon në drejtim të përfshirjes më të madhe së personave me aftësi të kufizuara në bashkëpunim ndërmjet FFM-së, klubeve dhe Lidhjeve nacionale, si dhe organizatave të cilët në atë mënyrë zhvillojnë rolin dhe përgjegjësinë e tyre sociale.

Ligjerata të tyre në këtë seminar kishin Johan Kemer-përfaqësues i CAFE-es, Borçe Stojkov-përfaqësues i Mobilizim, Iva Cigroviq-KF Dinamo Zagreb, ndërsa në hapje foli edhe sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.

“Për ne si trup udhëhehqës në shtet, përmirësimet e infrastrukturës së stadiumeve janë një prej prioritetet kryesore. Përballemi me sfida të mëdha në pjesën e sigurimit të kushteve të njejta për të gjithë dhe përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara, mriëpo me mbështetje dhe ndihmë të UEFA-së, CAFE-s dhe përvojat e organizatave tjera të lidhura arrijmë të ngrejmë vetëdijen dhe të ndikojmë te klubet të marrin hapa në lidhje me këtë. Në vitin 2015 filluam projektin “Kapitenët e ndryshimeve”, ndërsa i krijojmë edhe gjithë kushtet e nevojshme në qendrën tonë stërvitore “Petar Milloshevski”, si dhe në arenën nacionale “Filipi i Dytë” me rastin e Super Kupës së Europës – SHKUPI 2017. Infrastruktura aktuale  ndryshon në stadiumet “Mlladost” në Strumicë dhe në Tetovë, Manastir, Prilep dhe Shtip. Ky lloj seminaresh dhe takimet edukative i kemi nisur para dy viteve, ndërsa procesin bashkë me klubet dhe palët tjera të përfshira do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, tha në fjalimin e tij Filip Popovski. 



   
   
Reprezentacioni A