Publikuar më 01 Септември, 2015 në Seminare
Seminari është me temë: Puna me kategoritë e reja, akademitë nacionale dhe përfaqësueset e shpresave, organizimi, principi dhe modeli i punës. Seminari është në organizim të përbashkët të Qendrës për Edukim dhe Organizatës për Trajnerë pranë FFM-së dhe Zyrës Teknike pranë Federatës së Spanjës. Prezantimet teoriko-praktike do t’i realizojë Drejtori Teknik i FF së Spanjës, Gines Melendez, i cili është ish-seleksionues i përfaqësueseve të Spanjës U 17, U 18 dhe U 21, me të cilët është kampion evropian.
Seminari do të mbahet prej 5-7 shtator 2015 në palestrën për konferenca në Hotelin Rusia në Shkup, ndërsa prezantimet praktike më 5 dhe 6 shtator do të realizohen në Qendrën stërvitore të FFM-së – Petar Milloshevski.
Në pjesën e parë të seminarit (05.09.2015) është obligative prania e të gjithë trajnerëve nga ligat e të rinjëve pranë FFM-së së bashku me trajnerët e ligave rajonale për të rinj, koordinatorët e të gjithë shkollave të futbollit për të rinj në klubet që marrin pjesë në garat e FFM-së, seleksionuesit e kombëtareve të reja të FFM-së dhe trajnerët e paraleleve të Akademisë së FFM-së.
Në pjesën e dytë të këtij seminari (06.09.2015) është obligative prania e të gjithë trajnerëve të ekipeve të Ligës së Parë dhe të Dytë të futbollit të Maqedonisë, seleksionuesve të përfaqësueseve të shpresave të DDM-së dhe trajnerëve të paraleleve të Akademisë së FFM-së.
Orari i aktiviteteve:
05.09: 09.00 – 12.30 Prezantime teorike – Hoteli Rusia
13.00 – 14.30 Prezantim praktik – Qendra stërvitore e FFM-së
06.09: 09.00 – 13.00 Prezantime teorike – Hoteli Rusia
13.30 – 15.00 Prezantim praktik – Qendra stërvitore e FFM-së
07.09: 09.00 – 12.00 Prezantime teorike – Hoteli Rusia
Gjithë trajnerët tjerë që duan të marrin pjesë në këtë seminar më 6 dhe 7 shtator, duhet të paraqiten në emailin: mario.gjurcinovski@ffm.com.mk më së voni deri më 03.09.2015.