Seminar për licencimin e klubeve në Shtëpinë e Futbollit

Publikuar më 16 Февруари, 2024 Licencimi, Lajme


Departamenti i Licencimit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, në kuadër të programit për përkrahje dhe trajnim të klubeve në procesin e licencimit për marrjen e licencës për garat e UEFA-s, si dhe garat nga kampionati vendor (Liga e Parë, Liga e Dytë dhe Liga e Parë e femrave) mbajti një workshop treditor (13 -15.02.2024.) në "Shtëpinë e Futbollit".


Në këtë seminar morën pjesë personat e autorizuar nga klubet e tyre për procesin e licencimit, si dhe sekretarët e përgjithshëm të klubeve që do të garojnë në garat e UEFA-s dhe kompeticionet e Kampionatit vendor në sezonin 2024/25.


Programi përfshinte një prezantim të të gjashtë kritereve nga rregulloret e licencimit, me referencë të veçantë për platformën e re që do të përdoret në procesin e licencimit - "MyComet".


Goranço Kostovski – menaxher i licencuar në FFM


- Procesi i licencimit për klubet e futbollit që marrin pjesë në garat e UEFA-s përfshin kritere strikte në lidhje me aspektet financiare, infrastrukturore dhe sportive. Klubet duhet të demonstrojnë pajtueshmëri me rregulloret e UEFA-s dhe të shoqatave vendase, të respektojnë standardet në lidhje me kushtet e stadiumit dhe të plotësojnë kërkesat e menaxhimit dhe administrimit. Procesi është shumë më rigoroz çdo vit, por siguron që klubet e mirëadministruara me ambiente adekuate mund të ruajnë integritetin dhe cilësinë e garës përkatëse. Si Federatë e Futbollit të Maqedonisë, bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të përmirësuar procesin e përgatitjes së klubeve për pjesëmarrjen e tyre në garat e UEFA-s dhe natyrisht, për të plotësuar kushtet e kërkuara për pjesëmarrje edhe në kampionatin vendas”.



   
   
Reprezentacioni A