Publikuar më 30 Октомври, 2017 në Lajme, Seminare
Federata e
futbollit të Maqedonisë dhe Qendra për Edukim organizojnë seminarin e rregullt
për pajisje me Liçencën C nacionale për trajnerë që punojnënë Ligën e Fëmijëve
të FFM-së. Seminari do të mbahet prej 1 deri më 3 nëntor 2017 në hotelin “Kontinental”
në Shkup sipas këtij programi:
1. nëntor (e mërkurë): 11:30 – 16:00;
2. nëntor (e enjte): 09:00 - 15:00;
3. nëntor (e premte): 09:00 – 16:00;
Kandidatët e paraqitur duhet të jenë të pranishëm në hotelin Kontinental më së voni në orën 11:00 për shkak të evidentimit të nevojshëm për prani dhe pranimit të pajisjeve për të ndjekur seminarin. Prania në seminar është e obiligueshme gjatë gjithë kohës sa do të zgjasë i njejti, ndërsa në këtë drejtim njoftojmë trajnerët për t’i përshtatur obligimet e tyre profesionale.
Në kuadër të këtij seminari kandidatët do të ndjekin prezantime teoriko-praktike nga sfera e filozofisë dhe psikologjisë sportive për fëmijë, si dhe për sjelljen në raportet prind-sportist-trjaner, lojë në hapsirë të shkurtuar në funksion të zhvillimit të futbollistit, mënyrën e të ushqyerit e kështu me rradhë. Prezantimet praktike do të realizohen nga futbollistët e Akademisë së FFM-së në terenet e Qendrës Stërvitore “Petar Milloshevski”.
Ndarja e çertifikatave për praninë e kandidatëve do të bëhet më 3 nëntor pas përfundimit të seminarit.