Seminar për Licencën B nacionale për trajnerë dhe portierë

Publikuar më 22 Август, 2016 Lajme, Seminare


Qendra për Edukim pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë në pajtueshmëri me konvencionin për trajnerë dhe programën për edukim për trajnerë-spelialistë, shpall konkurs për rregjistrim të trajnerëve kandidatë për seminar për pajisje me ‘Licencën B’ nacionale për trajnerë dhe portierë. Seminari do të mbahet në Shkup në terenet e qendrës stërvitore ‘Petar Milloshevski’ dhe ‘Shtëpisë së futbollit’ prej 6 deri më 9 shtator të vitit 2016.

Programi për këtë seminar është bërë në marrëveshje me koordinatorin për edukim të trajnerëve të portierëve në qendrën për edukim të UEFA-së, Paki Boner dhe mentorin për FFM-Jan Erik Stinesen i cili do të jetë i pranishëm në këtë seminar.

Ky seminar është pjesa e parë e detyrueshme e programit për pajisje me Diplonë ‘A’ të UEFA-së për trajnerë dhe portierë e cila në të ardhmen do të jetë e detyryeshme për trajnerët e portierëve në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Seminari për këtë diplomë do të pasojë pas kompletimit të detyrave teoriko-praktike të programës për Licencën ‘B’ nacionale për trajnerë dhe portierë.

Kushtet që trajneri-kadidati duhet t’i plotësojë për paraqitje në konkurs për Licencë ‘B’ nacionale  për trajnerë dhe portierë janë:

-Të posedojë UEFA B licencë validë;

 -Të ketë të paktën 1 (një) vit përvojë trajneri në punë me portierë në skuadër seniorësh apo të të rinjëve (klub apo përfaqësuese)

 -Pagesë prej 150 eurove në kundërvlerë denarësh në llogari të FFM-së (llogaria: 300000001599760 Banka Komerciale)

Paraqitjet bashkë me dokumentacionin e kompletuar kandidatët duhet ta dorëzojnë në Qendrën për edukim pranë FFM-së, personalisht ose me postë në adresën Bul. ASNOM pn, 1000 Shkup, më së voni deri më 19 gusht 2016.

Qendra për Edukim



   
   
Reprezentacioni A