Seminar për arbitra: Investim në dituri

Publikuar më 10 Февруари, 2017 Lajme


Në vigjilie të fillimit të gjysmësezonit pranveror në futbollin vendor, Organizata e arbitrave në kuadër të FFM-së në Veles organizoi seminar për arbitra të rinjë dhe me perspektivë, mirëpo edhe testime për aktiviteteve fizike të arbitrave që gjenden në listën kryesore dhe ndihmëse. Gjatë pesë ditëve sa zgjati seminari, 38 arbitra i’u nënshtruan provimit për kategori Republikane dhe për kategorinë e parë për arbitra.

Në kuadër të seminarit aktivitete kishin edhe arbitrat kryesor dhe ndihmës të Ligës së Parë dhe të Dytë të Maqedonisë, të cilën kishin teste teorike, pastaj edhe fizike, ndërsa morrën pjesë edhe instruktorët që janë në listën e kontrollorëve për Ligën e Parë dhe të Dytë.

“Para fillimit të gjysmësezonit praktikë e rregullt është të organizojmë lloje të këtilla të seminareve ku mund të fitojmë pasqyrë për përgatitjen e arbitrave. Ata kalojmë teste të normave fizike, ndërsa në aspekt teorik kemi ligjërata për rregullat e lojës së futbollit, ndryshimet e fundit dhe që është shumë me rëndësi punojmë në balansin e kriteriumeve përmes video analizave të ndeshjeve të futbollit vendor dhe video analiza nga UEFA”, deklaroi presidenti i Komisionit për Arbitra, Emil Bozhinovski.

Arbitrave nga lista ndërkombëtare amblemet e reja të FIFA-s u’a dorëzoi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

“Në futbollin modern kontributi i profesionit dhe edukimit të gjithë atyre, që as më pak e as më shumë janë të kyçur në suksesin e përgjithshëm të lojës së futbollit bëhet gjithnjë e më i madh. Gjithashu, tani më dihet mirë se segmentet e analizës së aftësive kondicionale dhe diturisë teorike bëhen gjithmonë e më të rëndësishme. Kjo është një prej arsyet kryesore pse FFM me shumë bindje mbështet seminaret e këtillë, posaçërisht pasi janë të kyçur edhe shumë arbitra të rinjë. Edhe pse çdo segment i investimit dhe avansimit ka çmimin e tij, ajo nuk duhet gjithmonë të jetë finansiare, por mund të jetë edhe investim në dituri. Ky lloj i seminareve është pikërisht ajo, arbitrat dhe kontrollorët  të fitojnë dituri të reja apo të dëshmojnë dijeninë e tyre. Neve na vjen mirë që kemi zhvillim të programit kualitativ”, tha presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski. 



   
   
Reprezentacioni A