Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, sot në hotelin "Hilton" në Shkup mbajti seminar të rregullt me delegatët e ndeshjeve të Ligës së Parë dhe të Dytë.


Në takimin e sotëm të rregullt të punës me delegatët, tema kryesore ishin siguria, mbrojtja e integritetit të ndeshjeve, si dhe ndryshimi i disa pikave të caktuara në Rregulloren për Gara në Ligën e Parë dhe të Dytë.
Gjithashtu në mbledhje u mbajt edhe ligjeratë nga ana e sektorit për siguri dhe integritet pranë FFM-së me temë "Lufta kundër trukimit të ndeshjeve të futbollit".
Delegatët u njoftuan me mënyrën se si duhet të mbrojnë inegritetin e lojës së futbollit në territorin e vendit tonë.