Seleksionuesi Milevski publikoi listën për ndeshjen e fundit kualifikuese

Publikuar më 30 Септември, 2016 Deri më 21 vjet

Seleksionuesi i përfaqësueses U 21, Bllagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët llogarit për takimin e fundit të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Evropian që vitin 2017 do të zhvillohet në Poloni.

Maqedonia para fundit të kualifikimeve është vendin e parë të Grupit 3, para Francës dhe Islandës, që ka një ndeshje më pak.

Seleksionuesi Milevski ka ftuar kryesisht futbollistët që kanë bartur barën kryesore në ndeshjet e deritashme të këtij cikli kualifikues, ndërsa debutues do të jetë Remzifaik Selmani nga rradhët e Renovës.

“Unë nuk do të kisha ndarë këtë ndeshje si më të rëndësishmen. Nëse nuk do të kishim luajtur në nivelin e duhur 9-të ndeshjet paraprake, kjo ndeshje nuk do të ndryshonte asgjë. Gjithë 10-të ndeshjet e kualifikimeve kanë vlerë të njëjtë, ashtu edhe ky me Skocinë që e luajmë në teren vendas. Ne vetë si ekip jemi meritorë që për momentin gjendemi në vendin e parë në grup dhe me këtë imponohet dëshira dhe motivi që këtë ndeshje të fundit futbollistët sërish të japin maksimumin e tyre”, u shpreh seleksionuesi Milevski, duke vijuar në vazhdim të flasë për kundërshtarin e fundit, Skocinë.

“Sa i përket kundërshtarit, Skocia do të paraqitet me 5 futbollistë të ri të cilët nuk ishin pjesë e formacionit në ndeshjen që luajtëm me ta në transfertë, ndërsa 5 prej lojtarëve janë të rid he vijnë nga ekipi që lluajti kualifikimet elite për Evropianin për futbollistë deri 19 vjeç në mars të këtij viti. Bëhet fjalë për lojtarë shumë kualitativ që luajnë në ekipe si Çelsi, Njukasëll, Riding, Seltik, Rejnxhers e kështu me rradhë. Do të jemi gabim nëse besojmë prej më parë se kemi fituar këtë ndeshje. Do të duhet të luajmë shumë më mirë se ndeshjen në Skoci, nëse duam t’i gëzohemi fitoresë”, tha seleksionuesi i shpresave të vendit. Ai në fund ka thirur në mbështetje të opinionit, pasi djemtë merituan një gjë të tillë.

“Mendoj se futbollistët tanë me paraqitjet e tyre për ekipin përfaqësues kanë merituar kujdesin e mediave dhe jam i sigurtë se opinioni din të çmojë këtë dhe do të vijë të mbështes maksimalisht ekipin më 11 tetor në arenën nacionale”, përfundoi Bllagoja Milevski.

Grumbullimi i përfaqësueses U 21 është paraparë për të hënën, ndërsa në vazhdim keni orarin e seancave stërvitore:

03 tetor – 16.00 – 18.00 (QENDRA STËRVITORE E FFM-SË)

04 tetor – 11.00 – 13.00 (QENDRA STËRVITORE E FFM-SË)

05 tetor – 11.00 – 13.00 (QENDRA STËRVITORE E FFM-SË)

06 tetor – 11.00 – 13.00 (QENDRA STËRVITORE E FFM-SË)

07 tetor – 18.00 – 20.00 (QENDRA STËRVITORE E FFM-SË)

08 tetor – 18.00 – 20.00 (QENDRA STËRVITORE E FFM-SË)

09 tetor – 18.00 – 20.00 (QENDRA STËRVITORE E FFM-SË)

10 tetor – 16.30 – 18.00 (ARENA FILIPI I DYTË)

11 tetor - 18:45 MAQEDONI U21 - SKOCI U 21



   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A