Seleksionuesi Izov publikon listën për ndeshjet e femrave të Maqedonisë kundër Kazakistanit dhe Serbisë

Publikuar më 26 Септември, 2019 Lajme


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë më 2 dhe 5 tetor do të zhvillojë ndeshjet e para të Grupit 1 në ciklin eliminatorë për Kampionatin Europian të vitit 2021. 

Për ndeshjet e para seleskionuesi Kiril Izov ka publikuar listën e futbollisteve në të cilat do të llogarisë për rezultat pozitiv: 

Viktoria Pançurova (Tiveria), Aleksandra Pançurova (Tiveria), Pavlinka Nikollovska (Dragon 2004), Maja Angelovska (Olimpia Ljublanë-Slloveni), Jana Çubrinkovska (Despina Prilep), Eli Jakovska (Konakspor-Turqi), Gentiana Roçi (Kups-Finlandë), Natasha Andonova (Levante-Spanjë), Romana Trajkovska (Rapresvil-Zvicër), Yllza Maksuti (As United), Syarta Reçi (As Junajted), Adrijana Naumovski (Ajova-SHBA), Teodora Dimovska (Tiveria), Julija Zhiviq (Dragon 2014), Magdalena Lekoska (QT Istatov), Dragana Kostova (Dragon 2014), Hava Mustafa (Shkëndija), Katerina Mileska (Despina Prilep), Jovana Gjorgjioska (Despina Prilep), Ane Bosheska (Tiveria);

Përgatitjet e ekipit përfaqësues të femrave të Maqedonisë startojnë më 28 shtator në Shkup. Ndeshjet kualifikuese Maqedoni-Kazakistan dhe Maqedoni-Serbi do të zhvillohen në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski" në Shkup më 2 dhe 5 tetor me fillim në orën 15:00.



   
   
Reprezentacioni A