Seleksionuesi Igor Angellovski organizon mini kamp-stërvitor nga 15 deri 17 shkurt

Publikuar më 10 Февруари, 2021 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski dhe stafi i tij do të organizojnë mini-kamp stërvitor në të cilin të marrin ftesë futbollist nga kampionati vendor dhe disa nga kampionatet e huaja të cilët kanë marrë leje nga klubet për të qenë pjesë e këtij kampi stërvitor. Në këtë grumbullim i cili do të zgjasë nga 15 deri më 17 shkurt, janë të ftuar 20 futbollist, ndërsa do të zhvillohet ndeshje kontrolluese kundër Rabotniçkit.

Seleksionuesi Igor Angellovski ka dërguar ftesë deri tek këto futbollist:

Portierë: Risto Jankov (Rabotniçki), Kostadin Zahov (Shkëndija);

Mbrojtje: Filip Najdovski (Tirana, Shqipëri), Tome Kitanovski (Makedonija GJ.P), Kosta Manev (Akademia Pandev), Esmin Liçina (Makedonija GJ.P.), Fatih Ismaili (Shkupi), Blerton Sheji (Struga Trim Lum), Angelçe Timovski (Sileks);

Mesfushorë: Enur Totre (Shkëndija), Gjorgji Stoilov (Akademia Pandev), Marjan Radeski (Akademia Pandev), Matej Cvetanovski (Shkupi), Agon Elezi (Varazhdin), Ali Adem (Shkupi), Luka Stankovski (Rabotniçki);

Sulmues: Marko Gjorgjievski (Radniçki Pirot, Serbi), Xhemal Ibishi (Dubrava, Kroaci), Dashmir Elezi (Shkëndija), Lubço Doriev (Shkëndija),

-Në kampin stërvitor kemi ftuar 20 futbollist. Shumica prej tyre vijnë nga skuadrat e kampionatit vendor, ndërsa disa tjerë nga kampionatet e huaja. Klubet fituan leje nga FIFA për ti mbajtur futbollistët e tye për terminet e marsit për ndeshjet e përfaqësueseve, ndërsa kjo do të thotë që lista e përzgjedhjes së futbollistëve është shkuartuar ndjeshëm, sigurisht përveç atyre që do të marrin leje nga klubet e tyre.

Qëllimi jonë është që eventualisht të shtojmë listën kryesore të përfaqësues me emra të futbollistëve të cilët do të lënë përshtypje në kampin stërvitor dhe në ndeshjen kontrolluese ndaj Rabotniçkit. Shpresoj që ky kamp stërvitor do të jetë i dobishëm për të gjithë”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.

Futbollistët dhe stafi teknik stërvitjen e parë do ta kenë me 15 shkurt në stadiumin pranë FFM-së, “Petar Milloshevski”, ndërsa ndeshjen kontrolluese ndaj Rabotniçkit do të zhvillohet me 17 shkurt, nga ora 14:00. 




   
   
Reprezentacioni A