Seleksionuesi i përfaqësueses A të futsallit caktoi lojtarët për turneun parakualifikues në Shkup

Publikuar më 18 Октомври, 2019 Lajme, Fustsall


Përfaqësuesja A e futsallit të Maqedonisë më 24 dhe 27 tetor do të zhvillojë dy ndeshje në grupin parakualifikues për Kampionatin Botëror të vitit 2020. Në turneun që orhanizohet nga Federata e futbollit të Maqedonisë do të marrin pjesë edhe Sllovenia, Kosova dhe Ukraina. 

Seleksionuesi i Maqedonisë, Ivan Bozhoviq për tre ndeshjet e grupit do të llogarisë në këta futbollistë:

Portierë: Antonio Petrovski (Proekt), Ivan Stojanovski (Veles), Shefki Berisha (Shkupi)|
Mbrojtës: Zoran Leveski (Shkupi), Ferid Agushi (Shkupi),
Sulmues: Ivan Krstevski (Vranje-Serbi), Taulant Ismaili (Shkupi), Arben Bajrami, Daniel De Sousa (Mostat-BeH), Sedat Ziberi (Italpop-Itali), Jakup Ramadan (Novi Pazar-Serbi), Dragan Petroviq (Shkupi), Adrijan Micevski (Skver Dubrovnik-Kroaci), Xho Arsovski (ABNA Ceka-Liban), Rexhep Sulejmani (Shkupi), Aleksandar Gligorov (Shkupi), Ismet Ceka (Shkupi), Erkan Seferi (Shkupi);

Ndeshjen e parë të turneut që do të zhvillohet në QS "Jane Sandanski" në Shkup, Maqedonia më 24 tetor përballet me Slloveninë (20:00), më 25 tetor (17:30) luajmë kundër Kosovës, ndërsa më 27 tetor luajmë me favoritin e grupit Ukrainën (17:30). 



   
   
Reprezentacioni A