Publikuar më 28 Јануари, 2016 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka ndjekur prej së afërmi ndeshjet e skuadrave të Maqedonisë të cilat qëndrojnë në përgatitje në Antalia, Turqi. Ish-skuadra e tij, Rabotniçki shënoi fitoren e dytë në fazën përgatitore kundër Altin Asir, kampioni aktual Vardari mundi Volfsbergerin e Austrisë, ndërsa seleksionuesi Angellovski ndoqi direkt edhe ndeshjes Shkëndija-Ordabasi në të cilën tetovarët fituan bindshëm 4:1.
“Jam shumë i kënaqur nga ajo që kam parë në tre ndeshjet. Edhe pse bëhet fjalë për ndeshje kontrolleuse, megjithatë rezultatet janë të rëndësishme, rallë herë ka ndodhur që klubet tona kanë fituar në një mënyrë të këtillë. Vardari dhe Shkëndija posedojnë cilësi të lartë me individë që kanë kualitet për në përfaqësuese. Vardari fitoi në takimin me anëtarin e kategorisë së dytë të Austrisë dhe kjo flet mjaftueshëm për punën e mirë që bëhet në skuadër. Luajtën një pjesë të dytë të shkëlqyeshme. Kualitetin duhet ta dëshmojnë jo vetëm në kampionatin vendor, por edhe në Kupat Evropiane. Shkëndija në tërësi dominoi përballë Ordabasit, skuadër që aspak nuk është naive, as për nënçmim. Rabotniçki pa marrë parasysh ndryshimet në ekip standard luan mirë në këto përgatitje. Kanë lojtarë të ri me dëshirë për t’u imponuar të tregojnë kualitetin e tyre. Do të ndjek edhe nga një ndeshje të tre ekipeve tona”, është shprehur trajneri i ekipit përfaqësues.
Seleksionuesi Angellovski shton se e gëzon fakti që reprezentuesit potencial janë pjesë e ekipeve që mund tu kundërvihen denjësisht ekipeve evropiane.
“Mua si seleksionuesi më gëzon fakti se reprezentuesit potencialë janë pjesë e ekipeve jo vetëm që nuk janë pas, por rezultojnë më kualitative se sa disa ekipe evropiane. Kualitetin vetëm mund ta çojnë më lartë përmes ndeshjeve të forta ndërkombëtare. Unë shpresoj që të gjithë të jenë shëndosh dhe në formë të mirë garuese para ndeshjeve kontrolluese të ekipit përfaqësues kundër Slovenisë dhe Bullgarisë”, tha Angellovski.