Publikuar më 06 Ноември, 2019 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski ka publikuar listën e futbollistëve që do ti llogaritë për ndeshjet kundër Spanjës (14 nëntor) dhe Ishujt Faroe (19 nëntor) në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2021. Për dy transfertat, stafi tekbik do të llogaritë në këto futbollistë:
“Kemi dy ndryshime nga lista e kaluar. Mario Krstovski dhe Milosh Toshevski nuk janë ftuar për këto dy ndeshje, por ajo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të llogaritim në ato. Na gëzon rikthimi i Enis Fazlagicit dhe i njejtë ka minutat e veta te skuadra e tij e Zhilinës, ndërsa debutues janë Sefer Emini nga Makedonija GJ.P. i cili është standart te skuadra e tij dhe mendoj do ta rritë konkurencën në përfaqësuese si dhe Adrijan Hajdari nga Rapidi, i cili tashmë ka dy paraqitje me përfaqësuesen U17 dhe U18, por edhe një ndeshje me përfaqësuesen U19 të Austrisë. Të dy debutuesit janë të lindur në vitin 2000, çka do të thotë se kanë të drejtë për paraqitje edhe në ciklin e radhës kualifikues. Në përgjithësi 7 futbollistë kemi nga gjenerata 2000”.
“Na presin dy ndeshje të vështira, Spanja është favorit në grupin tonë dhe nuk duhet të harxhojmë fjalë për kualitetin e përfaqësueses spanjolle. Ne maksimalisht në atë se ne si duhet të dukemk në fushë dhe si duhet të luajmë në këto dy ndeshje. Puna dhe detyra jonë primare është të nxjerrim futbollist të cilët do të jenë konkurent në suaza evropiane. Unë do të jem më i lumturi nëse edhe nga kjo përfaqësuese nxjerrim profile të futbollistëve të cilët në të ardhmen do të jemë të gatshem për sfidat që do ti presin te përfaqësuesja ‘A’. Imperativi i vetëm të cilin duhet ta kemk është të jepet maksimumi për kohën e përgatitjeve dhe ndeshjeve”, deklaroi seleksionuesi i Maqedonisë U21, Blagoja Milevski.
Përgatitjet do të zhvillohen në Spanjë nga 11 nëntori, ndërsa ndeshjen e luajmë me 14 nëntor në Alkorkon nga ora 19:45.