Seleksionuesi Druloviq nuk do të llogarisë në Dimitrovskin për dy ndeshjet e rradhës

Publikuar më 02 Септември, 2015 Lajme, Lajme


Vlladimir Dimitrovski pa pëlqimin e seleksionuesit Lubinko Druoloviq dhe pa njoftim të menaxherit teknik të përfaqëuseses A Sasha Qiriq, me vetëiniciativë në orën tre pas mesnate ka lëshuar bazën e ekipit përfaqëuses duke u larguar në drejtim të një tjetër shteti. Veprimi i Dimitrovskit është arsye që seleksionuesi të mos llogarisë në të në dy ndeshjet që pasojnë.

“Nuk do të llogaris në Dimitrovskin, jam i dëshpruar nga sjellja e tij. Unë jam më përgjegjës në përfaqësuese edhe pres një sjellje ndryshe. Hierarkia patjetër të respektohet, për më shumë që gjithë reprezentuesit kanë firmosur kodeks se çka guxojnë dhe çka nuk guxojnë të bëjnë kur janë me përfaqësuesen A. Dimitrovski ka prishur diciplinën në ekip, që për mua është një prej gjërat më të rëndësishme për punë. Për verpime të këtilla apo të ngjashme në përfaqësuese tjera futbollistët marrin ndëshkime drastike që reflektohen edhe në klubet e tyre. Nuk e dij si do të jetë vendimi për Dimitrovskin, mirëpo patjetër të gjithë ta kenë të qartë se kjo nuk është mënyrë përmes së cilës arrihet diçka. Të kërkonte leje për çkado qoftë, mund të bisedonim dhe të marrim një vendim”, deklaroi seleksionuesi Lubinko Druloviq.

“Skajshmërisht sjellje joprofesionale dhe e papërgjegjshme nga një futbollist i përfaqësueses A. Si njerëz që kujdesemi që gjithçka të jetë në nivel sa më të mirë, reprezentuesit të kenë kushtet më të mira për përgatitje, këta janë veprime që sjellin dëm dhe nuk guxojmë t’i heshtim. Asnjë futbollist nuk është mbi përfaqësuesen dhe gjithmonë kur nuk do të respektohet kodeksi i sjelljes do të reagojmë. Me secilin futbollist duam të ndërtojmë raport miqësor dhe korekt, mirëpo patjetër të ketë respekt të ndërsjelltë. Vetëm në atë mënyrë do të krijojmë ekip kompakt, atmosferë të mirë dhe bashkim, e gjithë këto janë parakushte të rëndësishme për rezultate pozitive. Futbolli është lojë ekipore, gjithmonë fiton kolektivi, e jo individi!”, deklaroi menaxheri teknik i përfaqësueses A të Maqedonisë, Sasha Qiriq.

Stafi teknik vendosi që për ndeshjen me Luksemburgun dhe Spanjën në përfaqësuese plotësisht të ftojë Vlladica Brdarovskin e Vardarit dhe Bazhe Ilioskin e Rabotniçkit. Të dy do t’i vihen në dispozicion të trajnerit në stërvitjen e sotshme në orën 18:30 në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’.



   
   
Reprezentacioni A