Publikuar më 29 Септември, 2022 në Lajme, Deri më 19 vjet Femra
Përfaqësuesja e femrave U19 të Maqedonisë në periudhën nga 4 deri më 10 tetor në Tbilisi të Gjeorgjisë do të jetë pjesëmarrëse në turneun kualifikues për kualifikim në Kampionatin Evropian 2023.
Në grupin 6 të ligës B në kuadër të turit të parë të kualifikimeve, përveç futbollistëve tanë, janë edhe përfaqësueset e Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.
Ndeshjen e parë e luajmë kundër Gjeorgjisë më 4 tetor. Në ndeshjen e dytë të turneut kualifikues, luajmë kundër Bjellorusisë më 7 tetor.
Dy ndeshjet kualifikuese do të luhen në orën 18:00.
Seleksionuesi i përfaqësueses U19, Astrit Merko vendosi të thërrasë këto lojtare:
Portierë: Berna Kabacki (Bergh, Holandë), Kristina Pavlovska (Istatov);
Mbrojtjëse: Simona Rebeca Maijer (Istatov), Efimija Cuneva (Tiveria), Edina Suleimani (Ac United), Matea Blazevska (Skopje), Mia Golovska (Skopje), Sara Eftindzioska (Despina), Diana Ristovska (Kamenica Sasa);
Mesfushore: Era Stebleva (Ac United), Radica Velkova (Tiveria), Sara Mena (Ac United), Kristina Mojsoska (Ac United), Mihaela Nastoska (Despina);
Sulmuese: Jehona Veliu (Ac United), Laura Suleimani (GPSO 92), Vesa Sela (Ac United), Biljana Paneska (Tiveria), Aina Iseini (Zurich Frauen, Zvicër), Eda Dalipi (Ac United);
Përfaqësuesja e femrave U19 të Maqedonisë dje ka nisur zyrtarisht përgatitjet për turneun e ardhshëm kualifikues në Gjeorgji.