Publikuar më 29 Август, 2019 në Lajme, Lajme
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën me 23 futbollistët në të cilët do të llogarisë në dy ndeshjet e rradhës me Izraelin (5 shtator) dhe Letoninë (9 shtator) në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020.
Për dy ndeshjet në transfertë ekipi përfaqësues do të udhëhiqet nga kapiteni Goran Pandev, ndërsa për herë të parë ftesë merr sulmuesi i Nimes të Francës, Vllatko Stojanovski.
Portierë: Stole Dimitrievski (Rayo Vallecano, Spanjë), Dejan Iliev (Sered, Sllovaki), Damjan Shishkovski (Rabotniçki);
Mbrojtës: Visar Musliu (MOL Fehervar, Hungari), Egzon Bejtullai (Shkëndija), Kire Ristevski (Ujpesht, Hungari), Darko Velkovski (Rijeka, Kroaci), Gjoko Zajkov (Sharlroa, Belgjikë), Ezgjan Alioski (Leeds United, Angli);
Mesfushorë: Enis Bardhi (Levante, Spanjë), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb, Kroaci), Boban Nikolov (MOL Fehervar, Hungari), Stefan Spirovski (Ferencvarosh, Hungari), Elif Elmas (Napoli, Itali), Kire Markoski (AEL Limasol, Qipro), Marjan Radeski (Shkëndija), Lupço Doriev (Akademia Pandev);
Sulmes: Goran Pandev (Xhenova, Itali), Ivan Triçkovski (AEK Larnaka, Qipro), Illi Nestorovski (Udinese, Itali), Aleksandar Trajkovski (Majorka, Spanjë), Krste Velkovski (Sarajeva, BeH), Vllatko Stojanovski (Nimes, Francë);
Grumbullimi i ekipit përfaqësues është caktuar më datë 2 shtator (e hënë) në orën 12:00 në hotel "Park" në Shkup.