Publikuar më 23 Мај, 2017 në Lajme, Lajme
Përfaqësuesja A e Maqedonisë më 11 qershor kundër Spanjës
në Shkup do të zhvillojë takimin e rradhës të kualifikimeve për Kampionatin Botëror
“Rusi 2018”. Pesë ditë më parë, më 5 qershor ekipi përfaqësues do të luajë
takim kontrollues me Turqinë, gjithashtu në teren vendas.
Seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve në të cilët do të llogarisë në ndeshjen e xhiros së gjashtë të kualifikimeve dhe kontrolluesen me Turqinë. Në formacionin e përfaqësueses A të Maqedonisë për duelin me Spanjën janë ftuar 22 futbollistë. Për herë të parë në ekipin senior do të jenë Elif Elmas, Jani Atanasov dhe Amel Rustemoski.
Lista e futbollistëve për ndeshjen kundër Spanjës:
Portierë: Stole Dimitreivski, Filip Gaçevski dhe David Mitov Nilson;
Mbrojtës: Stefan Ristovski, Daniel Mojsov, Vançe Shikov, Kire Ristevski, Kristijan Toshevski;
Mesfushorë: Stefan Spirkovski, Ostoja Stjepanoviq, Dushko Trajçevski, Ferhan Hasani, Ezgjan Alioski, Elif Elmas, Darko Çurlinov, Jani Atanasov;
Sulmues: Goran Pandev, Ilija Nestorovski, Ivan Triçkovski, Aleksandar Trajkovski, Besart Ibraimi, Amel Rustemoski;