Publikuar më 12 Октомври, 2020 në Lajme
Seleksionuesi
i përfaqësueses ‘A’ të Maqedonisë, Igor Angellovski për duelin ndaj Gjeorgjisë
të mërkurën në arenën “Todor Proeski” në kuadër të Ligës së Kombeve, ka ftuar
futbollist shtesë Lupço Dorievin dhe Enur Totren nga Shkëndija, Darko Micevskin
nga Vardari si dhe Tome Kitanovskin nga Makedonija Gjorçe Petrovi. Ftesë për këtë
ndeshje mori edhe Agron Rufati nga përfaqësuesja U21. Rufati nuk ka drejt loje
kundër Izraelit me Maqedoninë U21 për shkak të kartonave të verdhë.
Bejtullai, Ademi dhe Toshevski u tërhoqën për shkak dëmtimeve dhe nuk do të luajnë për përfaqësuesen ‘A’, ndërsa për shkak kartonave të verdhë nuk do të mund të llogaritim në formacion as shërbimet e Enis Bardhit. Ferhan Hasani gjithashtu nuk do të paraqitet kundër Gjeorgjisë.