Sefer Emini: Serbia është përfaqësuese cilësore, na pret ndeshje e vështirë në Beograd

Publikuar më 20 Март, 2022 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë vazhdon ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 2023 që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji.

Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatlarovski sot kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjet e ardhshme eliminatore të marsit kundër Serbisë dhe Ishujve Faroe.

Një nga lojtarët më konstant këtë sezon në elitën vendore, anëtari i Makedonija GJP dhe Maqedonisë U21, Sefer Emini ndau pritshmëritë e tij në prag të dy ndeshjeve kyçe të eliminatoreve.

“Na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë ndaj Serbisë. Është një përfaqësuese që ka kualitet të madh, nuk do të jetë e lehtë, por ne besojmë te vetja dhe do të mundohemi të sigurojmë një rezultat pozitiv. Çdo ndeshje është vendimtare, njejtë do të jetë edhe kundër Serbisë dhe Ishujve Faroe. Sot kemi filluar përgatitjet, mezi presim ndeshjen e radhës. Objektivi është i qartë dhe ai është të fitojmë tre pikë. Ne jemi favoritët ndaj Ishujve Faroe, por këtë duhet ta tregojmë edhe në fushë.  Shpresoj të jemi ne ata që do t’i fitojmë të dyja ndeshjet”.

Përfaqësuesja e Shpresave më 24 mars do të luajnë kundër Serbisë në Beograd nga ora 17:00, ndërsa më 29 mars në stadiumin “Todor Proeski” nga ora 18:00 presim përfaqësuesen e Ishujve Faroe.




   
   
Reprezentacioni A