Seanca e Këshillit Drejtues në FFM: Përcaktohen çmimet e biletave për ndeshjen Maqedoni – Bullgari

Publikuar më 24 Август, 2022 Lajme


Në seancën e sotme të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë u sollën këto vendime:

- K.D. e FFM-së i përcaktoi çmimet e biletave për ndeshjen ndërmjet përfaqësueses A të Maqedonisë dhe Bullgarisë nga Liga e Kombeve, e cila do të luhet më 26 shtator në Arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Çmimi i biletës së hyrjes në këtë ndeshje do të jetë 250 dhe 350 denarë. Biletat do të shiten përmes rrjetit të shitjes MKTikets, partneri zyrtar i FFM-së për bileta. Një person do të mund të blejë maksimumi katër bileta duke paraqitur dokumentet e identifikimit.

- K.D. e FFM-së pranoi propozimin për hyrje falas në stadiumin e “Petar Milloshevski” për futbolldashësit dhe tifozët e përfaqësueses tonë për ndeshjen Maqedoni - Letoni në konkurrencën e femrave nga kualifikueset e Kampionatit Botëror 2023. Ndeshja do të luhet më 1 shtator në ora 16:00.

- U.O. FFM ka sjellë Propozimet për konkurrim në ŽFL e PARË dhe E DYTË për sezonin garues 2022/2023;

- K.D. e FFM-së ka sjellë propozimet për kompeticionin e Kupës së Femrave për sezonin garues 2022/2023;

- K.D. e FFM-së miratoi propozimet për garat në kategoritë e reja te femrat për sezonin garues 2022/2023;

- K.D. e FFM-së miratoi propozimet për gara në kategoritë e të rinjve për sezonin garues 2022/2023;




   
   
Reprezentacioni A