Sasha Qiriq: Në vend të të lënduarit Kostovski kemi ftuar Krste Velkovskin

Publikuar më 24 Август, 2015 Lajme, Lajme

Në vigjilie të ndeshjeve kualifikuese me Luksemburgun dhe Spanjën, seleksionuesi Druloviq në mënyrë shtesë ka ftuar Daniel Bozhinovskin si portier të tretë, ndërsa Krste Velkovski hyn në listë në vend të të lënduarit Kostovski.

Pas shpalljes së listës u mësua se Jovan Kostovski pësoi lëndim të rëndë në krahëror që si pasojë e pamundësoi t’i përgjigjet ftesës në ekipin përfaqësues, ndërsa reagon shpejtë stafi teknik që fton në vend të tij Krste Velkovskin nga rradhët e Sarajevës.

“Për fat të keq arriti vërtetim zyrtar se Jovan Kostovski nuk do të mund të luajë në ndeshjet e rradhës kualifikuese me Luksemburgun dhe Spanjën për shkak të një lëndimi serioz të krahërorit. Në vend të tij është ftuar Krste Velkovski nga KF Sarajeva i cili për momentin është në formë të shkëlqyeshme dhe vlerësojmë se do të përgjigjet në nivel të detyrës. Patjetër të theksoj se periudhën e kaluar kemi zhvilluar bisedime intenzive edhe me Ivan Triçkovskin që jo moti firmosi me Legian e Varshavës. Ai ka dëshirë të madhe të kthehet në ekipin përfaqësues, mirëpo për momentin nuk është i përgatitur si duhet fizikisht për t’iu përgjigjur detyrave që kërkon përfaqësuesja. Sinqerisht shpresojmë se së shpejti do të kthehet në formë dhe të mund të llogarisim te ai në ndeshjet e mbetura të këtij cikli kualifikues”, deklaroi menaxheri teknik i ekipit përfaqësues, Sasha Qiriq.

“Në pozitën e portierit të tretë kemi zgjedhur Daniel Bozhinovskin, para se gjithash për shkak të paraqitjeve të mrekullueshme për Rabotniçkin në ndeshjet e Liga Evropës. Do të doja të shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar gjithë futbollistët dhe stafin teknik të Rabotniçkit për sukseset e deritashme në këtë garë, ku prezantuan Maqedoninë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shpresoj që gjithë futbollistët të kthehen të shëndoshë nga kjo transfertë e vështirë, ndërsa të ftuarit në përfaqësuese do të kenë elan shtesë për të dhënë maksimumin e tyre edhe për kombëtaren”, përfundoi menaxheri teknik i pëfaqësueses A të Maqedonisë, Sasha Qiriq.



   
   
Reprezentacioni A