Publikuar më 05 Април, 2018 në Lajme
Ish-futbollisti
i famshëm dhe reprezentues i Maqedonisë, Sasha Qiriq ka komentuar hapur për
ndodhitë e fundit në lidhje me pozitën dhe angazhimin e tij profesional në
Federatën e futbollit të Maqedonisë.
“Unë e
kam të qartë se nevoja për senzacion shet gjithçka, duam ta pranojmë apo jo.
Jetojmë në rreth të tillë, mirëpo fillimisht të qartësojmë ca gjëra. E para, në
Federatën e futbollit të Maqedonisë kam ardhur shkaku i futbollit dhe jo për
pozitë dhe e dyta, nuk kam kurfarë problemi apo papajtueshmëri me drejtuesit e
federatës. Gjithçka që bëjmë, e realizojmë bashkë dhe në interes të futbollit. Nga
kjo pikëpamje, bashkarisht kemi sjellë vendimin e fundit për kyçjen time më
intenzive në punën e Akademisë së FFM-së, projekt shumë i rëndësishëm për
futbollin e Maqedonisë, i cili viteve të fundit ka dëshmuar gjithë vlerën, si
shkollë nga e cila ne krijojmë jo vetëm futbollistë të ri kualitativ, por edhe
personalitete me vlera të vërteta sportive”, thotë Sasha Qiriq.
“Pa dashur të futem në nevojën e disa njerëzve të caktuar të cilët ‘përnjëherë’
u mërzitën për statusin tim, dua të qartësoj se edhe në të ardhmen mbetem në shërbim
të futbollit dhe 100% do të jem i përkushtuar në punën time në kuadër të
federatës. Ashtu si deri tani, nëse do të jetë e nevojshme unë edhe më tej do të
mundohem të jem në ndihmë edhe të përfaqësueses A dhe gjithë përfaqësueseve të
moshave aq sa do të jetë e nevojshme. Si futbollist me karrierë të pasur ndërkombëtare
do të tentoj të njejtën ta bart edhe të futbollistët e rinjë dhe gjithë ato që
janë të kyçur në punën me Akademinë dhe ekipet përfaqësuese”, përfundoi Sasha
Qiriq.