Publikuar më 05 Декември, 2014 në Lajme, Deri më 21 vjet
Pas
tij është një karrierë e pasur ndërkombëtare dhe reprezentuese, ish anëtar i
përfaqësueses së Maqedonisë, legjendë e Vardarit të Shkupit dhe një prej
golashënuesve më të mirë të Nirnbergut të Gjermanisë, i cili ka zhvilluar shumë
beteja futbollistike, duke dalë nga shumë prej tyre si fitues, tani gjendet
para një sfide të një natyre tjetër. U kthye në funksion të futbollit të
Maqedonisë, ndërsa pozitën e menaxherit teknik e kupton si lidhje ndërmjet
Federatës, futbollistëve dhe stafit teknik të ekipit përfaqësues të shpresave.
Potenciali i përfaqësueses është një arsye shtesë për kthimin e tij në
futbollin e Maqedonisë.
“Përfaqësuesja e shpresave të Maqedonisë ka potencial të madh, sigurisht ajo
është arsyeja kryesore që pranova të jem menaxher teknik, edhe pse tani më një
kohë të caktuar kisha bashkëpunim të mirë me drejtuesit e federatës. Së bashku
me sekretarin e ekipit, Zoran Zafirovin kemi përgjegjësi të sigurojmë gjithë
kushtet e nevojshme për punë të papenguar të seleksionuesit të përfaqësueses
Bllagoja Milevskit, vazhdimisht të jemi në kontakt me reprezentuesit, të
ndjekim paraqitjet e tyre dhe të organizojmë mënyrën e përgatitjes së
futbollistëve, si dhe të jemi pjesë e organizmit të ndeshjeve zyrtare dhe
kontrolluese. Mundohemi të jemi lidhja ndërmjet lojtarëve, federatës dhe stafit
tekni. Të punosh me futbollistë të rinj dhe njerëz pozitiv, është diçka shumë e
madhe. Është një përvojë e madhe për mua, tani mund të kuptoj se çka ata
lojtarë të rinj dijnë, çka u mungon. Kjo punë mua më kënaq dhe shpresoj të jetë
afatgjatë. Gjithashtu, kënaqësi të madhe më sjell organizimi dhe pjesëmarja në
ndeshjet me karakter humanitar të veteranëve të Maqedonisë. Organizojmë para se
gjithash ndeshje me karakter humanitar dhe luajmë në gjithë vendin, posaçërisht
në vende më të vogla”, shprehet Qiriq.
Ish-futbollisti i madh dhe golashënues i ekipeve të Bundesligës Nirnbergut dhe
Ajntraht Frankfurtit thotë se atmosfera në ekipin e shpresave është në nivel të
lartë, ndërsa kontribut për këtë kanë gjithë ata që janë të kyçur në ekip, më
së shumti futbollistët që kanë qasje të shkëlqyeshme dhe respekt ndaj
seleksionuesit.
“Kemi arritur të krijojmë atmosferë pozitive në përfaqësuese, ndërsa në këtë
drejtim ndikim të madh kishin dy fitoret e fundit në ndeshjet kontrolluese me
Malin e Zi dhe Rumaninë. Më së shumti më gëzon loja që tregon ekipi në këto
ndeshje, ku konfirmojmë se pas çdo ndeshje tejkalojmë të ashtuquajturin
‘kompleks i të qenurit me vlerë më të ulët’. Dhe jo vetëm unë, më me rëndësi
edhe futbollistët potencojnë energjinë e mirë në ekip dhe kjo nënkupton se jemi
në rrugë të vërtetë”, tha Qiriq.
Për pritjet e opinionit futbollistik, Qiriq thotë se gjithmonë janë të mëdha
dhe shihen me optimizëm. Rezultati në përfaqësuese varet edhe nga kundërshtarët
që do të na jep shorti për kualifikimet për Kampionatin Evropian.
“Nëse marim parasysh rezultatet e kualifikimeve të fundit, ne nuk jemi favorit,
mirëpo të presim shortin dhe në bazë të kundërshtarëve do të japim parashikime.
E dij se respektojmë çdo kundërshtar, mirëpo nuk frikësohemi. Në çdo ndeshje
patjetër të hyjmë me seriozitet maksimal, pasi në të kundërtën do të jetë shumë
keq. Jam i bindur se futbollistët do të jenë të përgatitur fizikisht dhe
psiqikisht dhe me energji pozitive do të hyjmë në ciklin e ri kualifikues në të
cilin pres gëzime dhe fitore. Ne në çdo rast do të jemi përfaqësuese për
respekt, as favoriti kryesor i grupit nuk do të kalojë lehtë dhe të llogarisë
në pikë të sigurta kundër përfaqësueses tonë. Një pjesë e lojtarëve si
Radevski, Velkovski, Babunski tani më kanë paraqitje edhe për përfaqësuesen A
të Maqedonisë. Kjo është dëshmi për kualitetin e përfaqësueses së shpresave.
Shpresoj që në një të ardhme të afërt ta vërtetojmë këtë edhe në ndeshjet e
rëndësishme kualifikuese”, përfundoi Sasha Qiriq.