Sasha Iliq, trajner i ri i portierëve te përfaqësuesja A e Maqedonisë

Publikuar më 18 Август, 2023 Lajme, Lajme


Ish-portieri përfaqësues  A të Maqedonisë, Sasha Iliq, është anëtar i ri i stafit teknik te përfaqësuesja jonë më e mirë. 

Ish-portieri i Vardarit, Partizanit të Beogradit, Pusan ​​Daevu nga Koreja, Hamburgut , Dynamo Sent Petersburgut e shumë klubeve tjera, do të trajner i portierëve te Maqedonia. 

Iliq deri vitin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Vardarit, ndërsa angazhimi i tij i fundit në klub ishte në Shenzhen të Kinës.

Sasha Iliq:

-Faleminderit për besimin e treguar. Kam motivimin dhe përvojën e mjaftueshme për të kontribuar në ecurinë e ekipit përmes punës në përfaqësuese. Unë i kuptoj plotësisht sfidat me të cilat përballemi në këto kohë të ndjeshme dhe jam gati të ndihmoj. I njoh portierët në skuadër, kemi cilësi dhe synimi ynë i përbashkët është që ata të jenë më të mirë dhe të qëndrueshëm në paraqitjet e tyre.

Njëkohësisht, seleksionuesi Bllagoja Milevski falënderoi Nikolla Gligorovin për kontributin e dhënë në stafin profesional të përfqësueses  A. Ish-reprezentuesi dhe kapiteni i Vardarit është përfshirë në përfaqësuese si asistent i video-analizave të ndeshjeve.

Nikolla Gligorov:

- Rolin e asistentit në kuadrin profesional e kam kryer me shumë krenari, ambicie dhe optimizëm. Në fakt, siç kam bërë në vitet kur performoja edhe si futbollist. E falënderoj trajnerin Milevski për besimin. I uroj të gjithëve në ekip fat dhe suksese. Ata do të kenë gjithmonë mbështetjen maksimale nga unë për të arritur rezultatet që të gjithë dëshirojmë.




   
   
Reprezentacioni A