Rezultatet e përfaqëuseseve të reja pozitive si asnjëherë deri tani

Publikuar më 29 Јуни, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet, Deri më 17 vjet


Përfaqësueset e reja të Maqedonisë prej 14 deri më 19 vite në periudhën prej muajit mars deri në qershor të këtij viti luajtën gjithsej 36 ndeshje, duke shënuar 22 fitore, 7-të barazime, ndërsa në po aq ndeshje (7) kemi pësuar humbje. 

 Gjashtë përfaqësuese të shpresace të Maqedonisë prej 14 deri 19 vite luajtën numër rekord të ndeshjeve për katër muaj jo të plotë, ndërsa ajo që është shumë me rëndësishme është bilansi i fitoreve të shënuara në përballjet me kundërshtar të fortë në turne ndërkombëtar. Koordinatori i përfaqësueseve të reja në Federatën e futbollit të Maqedonisë, Zoran Stratev thotë se është shumë i kënaqur me rezultatet e arritura dhe bazën e krijuar në secilën prej gjashtë përfaqësueset e reja. 

“Rezultatet e ekipeve të reja në periudhën e kaluar janë pozitive si asnjëherë më parë. Nëse në të kaluarën fitoret apo rezultatet pozitive na gëzonin rrallë, nga fillimi i këtij viti vërtet kemi shënuar shumë fitore në ndeshje përballë përfaqësueseve të forta. Numri i madh i ndeshjeve të zhvilluara gjithsesi se ndikon për përmirësimin e lojës të secilës përfaqësuese, mirëpo me shumë gjasa pjesa më e rëndësishme është selektimi i lojtarëve dhe puna kualitative e trajnerëve. Patjetër të jemi të kënaqur me arritjet, mirëpo edhe ta kemi të qartë se kemi ngritur kufirin, kemi ngritur kriteriumet dhe në të ardhmen këto përfaqësuese pritet të sjellin rezultate edhe më të mëdha”, thotë Stratev.

Për çdo ekip përfaqësueses me rëndësi është pjesëmarrja në turne të fortë ndërkombëtar, koordinatori i përfaqësueseve të reja thotë se përballjet kundër reprezentacioneve të forta mund vetëm të ngrejë nivelin e kualitetit tonë. 
“Nëse në të kaluarën përfaqësueset tona të reja luanin ndeshje vetëm me fqinjët më të afërt, tani marrim pjesë në turne të fortë ndërkombëtarë dhe luajmë kundër përfaqësueseve të cilat më herët kishim frigë t’i përmendim. Nga duele me Italinë, Rusinë, Sllovakinë, Anglinë,…. mund vetëm të ngrejmë cilësinë. Kanë kaluar kohërat kur thonim ‘Kjo për ne është përvojë e madhe’. Kemi parë se mund të luajmë dhe fitojmë kundër përfaqësueseve të mëdha. Këtë vit kemi shënuar disa fitore të bukura dhe kjo sigurisht është motiv jo vetëm për futbollistët, por edhe për gjithë ne që jemi pjesë e futbollit të të rinjëve. Në fund të vitit gjeneratat deri 17 dhe 19 vjet luajnë në turnetë kualifikues në Itali dhe Poloni dhe edhe pse në grupe kanë vërtet kundërshtar të fortë, ne me të drejtë shpresojmë se mund të kualifikohemi në raundin elitë të UEFA-së”, shton Zoran Stratev.

Nuk është e falënderueshme të ndahen individë, mirëpo në secilën prej gjeneratave kanë shkëlqyer disa lojtarë të cilët në të ardhmen mund të sigurojnë vend në përfaqësuesen A të Maqedonisë. 

“Thuajse secila gjeneratë ka futbollistë kualitativ. Nuk është e falemenderueshme të ndahen individë, mirëpo gjithashtu fakt është se lojtar të caktuar kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjet e treguara. Emil Abaz, Zdravkovski, Elif Elmaz, portierët Jankov dhe Stojçevski, pastaj Esmin Liçina, Kolevski, Dejan Kolushevski, Rustemovski, Çurlinov,…. Nëse vazhdojnë të luftojnë, ushtrojnë dhe të respektojnë fanellën e klubit dhe përfaqësueses së tyre mund të arrijnë gjëra të mëdha”. “Sigurisht se këto rezultate të përfaqësueseve të Maqedonisë merrita të mëdha kanë edhe klubet prej ku selektohen lojtarët. Puna më kualitative në klube nënkupton bazë më të mirë për përfaqësuesen. Nëse përmirësohen kushtet për punë për kategoritë e reja në gjithë klubet në Maqedoni, si e kanë bërë te Vardari apo Akademia Pandev, mund të presim rezultate edhe më të mira dhe futbollistë të rinjë kualitativ”, thotë Stratev.



   
   
Reprezentacioni A