Publikuar më 18 Октомври, 2023 në Lajme, Lajme
Në Dojran, nën organizim të Qendrës për Edukim të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, po mbahet moduli i parë për pjesëmarrësit nga gjenerata e 28-të, për marrjen e licencës së trajnerit UEFA B.
Në modulin e parë marrin pjesë 26 studentë, mes të cilëve disa reprezentues të mëparshëm dhe aktual të përfaqësueses më të mirë të Maqedonisë. Në fokus të programit diskutohet puna e përzgjedhjeve të të rinjve dhe në fakt në kategoritë e të rinjve. Moduli mbulon disa tema kyçe të përshtatshme për nivelin e edukimit futbollistik, ndër të tjera ka trajnime dhe ndeshje të kategorive përkatëse të të rinjve.
Përveç pjesëmarrësve, kandidatë për licencën UEFA B, kursin e udhëheqin profesorë nga Qendra Edukative, pedagogë dhe mentorë.
Në këtë seminar marrin pjesë reprezentuesit aktualë të Maqedonisë, Ezgjan Alioski dhe David Babunski, si dhe ish-lojtarët si Agim Ibraimi, Krste Velkovski, Daniel Mojsov, Armend Alimi, Vladimir Dimitrovski, Jasmin Mecinoviq, Hristijan Kirovski e Muzafer Ejupi.
Gjatë seminarit, përmes një bashkëbisedimi të hapur me pjesëmarrësit, lektorët dhe mentorët ndajnë përvojat e tyre nga puna e tyre, sfidat me të cilat përballen çdo ditë në kontekstin e marrëdhënieve me kolegët dhe lojtarët, si dhe diskutojnë pengesat që qëndrojnë në rrugën e tyre drejt suksesit. Nëpërmjet mënyrave teorike dhe praktike, pjesëmarrësit e seminarit përpiqen t'i afrojnë metodat e punës, qasjen ndaj trajnimeve dhe përgatitjeve për gara.
Gjatë ditës së djeshme pjesëmarrësit e seminarit bashkërisht përcjellë edhe ndeshjen dhe fitoren e Maqedonisë ndaj Armenisë në Strumicë.