Publikuar më 23 Март, 2017 në Lajme, Seminare
Qendra
për Edukim e Federatës së futbollit të Maqedonisë shpall hapje të regjistrimit
për pajisje me diploma dhe liçenca për trajnerë edhe atë për nivelet: UEFA B,
UEFA A dhe Liçenca kombëtare C.
Kandidatët e interesuar për paraqitje për njërin prej kurset e lartëpërmendura në lidhëse me kërkesën e tyre duhet të dorëzojnë këto dokumente:
Për kursin UEFA B:
- Të ketë së paku 22 vite, kopje të letërnjoftimit apo pasaportës
- Së paku 4 vite të ketë luajtur futboll aktiv në konkurencë të seniorëve në gara të rregullta, në cilëndo qoftë kategori, vërtetim nga klubi apo Lidhja Komunale e futbollit ku ka qenë i regjistruar
- Së paku të ketë shkollim të mesëm, kopje të diplomës për pëfundimin e shkollimit të mesëm
- Vërtetim mjekësor për gjendje shëndetësore stabile
- Fletpagesë për këstin e parë të kursit në vlerë prej 100 eurove në kundërvlerë të denarëve.
- Biografi e shkurtër
- Në kërkesë detyrimisht të kenë shënuar numër telefoni dhe email për kontakt.
Për kursin UEFA A:
- Të posedojë UEFA B diplomë valide dhe të dorëzojë kopje të të njejtës (nëse trajneri ka kryer kursin për UEFA B liçencë, ndërsa nuk e ka marrë ende të njëjtën, të drejtohet në Qendrën për Edukim pranë FFM-së).
- Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune si trajner bartës i UEFA B diplomës edhe atë:
1. Së paku 1 (një) vit si shef i stafit teknik në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë apo ndihmës trajner në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duke dorëzuar vërtetim nga klubi për këtë.
2. Së paku 1 (një) vit shef i stafit teknik në ekipe të juniorëve që garojnë në Super Ligën e FFM-së, duke dorëzuar vërtetim nga klubi për këtë.
3. Ose 4 (katër) vite angazhim profesional si futbollist apo paraqitje me për përfaqësuesen A, duke dorëzuar vërtetim për këtë nga klubi ose FFM.
- Vërtetim mjekësor për gjendje shëndetësore stabile
- Biografi të shkurtë
- Fletpagesë për këstin e parë të kursit në vlerë prej 200 eurove në kundërvlerë të denarëve.
- Në kërkesë detyrimisht të kenë shënuar numër telefoni dhe email për kontakt.
Për liçencën nacionale C:
- Kopje të diplomës për pëfundimin e të paktën shkollimit të mesëm
- Kopje e letërnjoftimit
- Dëshmi se trajneri nuk ka patur apo nuk është në masa diciplinore nga Komisioni Diciplinor i FFM-së.
- Vërtetim nga klubi për angazhim për sezonin 2016/17, e verifikuar nga klubi
- Dy fotografi të formatit për letërnjoftim
- Në kërkesë detyrimisht të kenë shënuar numër telefoni dhe email për kontakt
- Biografi të shkurtë
Seminari për Licencën nacionale C është për trajnerët në Ligat e Fëmijëve të cilët janë aktiv në sezonin 2016/17, ndërsa nuk kanë arritur të paraqiten për seminarin paraprak për Licencën nacionale C. Kjo licencë do të jetë e patjetërsueshme për trajnerët që do të punojnë në grupmoshat e klubeve që garojnë në Ligat e Fëmijëve prej sezonit 2017/18.
Gjithashtu ky seminar është i hapur për paraqitje edhe për kandidatë të interesuar të cilët për momentin nuk janë trajnerë në Ligat e Fëmijëve, mirëpo prania e tyre do të konfirmohet në mënyrë shtesë në varshmëri me numrin e paraqitur të trajnerëve aktivë. Seminari për Licencën nacionale C do të mbahet prej 19-të deri më 21 prill në hotelin Kontinental në Shkup.
Vërejtje: Gjithë pagesat e lartëpërmendura për kurse të caktuara, duhet të realizohen në llogarinë e FFM-së:
300000001599760, Banka Komerciale
Pranues: FFM- Shkup
Shënohet qëllimi për kursin në të cilin paraqiteni
Gjithë dëshmitë e dorëzuara për përvojën si trajnerë do të kontrollohen në Sistemin Komet të FFM-së ku trajnerët janë të regjistruar dhe nëse e njejta nuk përputhet me të dhënat e Sistemit Komet nuk do të pranohet.
Paraqitja për kurset për trajnerë zgjat deri më 31.03.2017, pas përfundimit të këtij afati dhe formimit të grupeve, Qendra për Edukim do të caktojë terminet dhe vendin e mbajtjes të të njëjtave dhe për këtë do të ketë njoftim për kandidatët e paraqitur.
Gjitha aplikacionet duhet të dorëzohen në original në Arkivin e Federatës së futbollit të Maqedonisë.
Për gjitha pyetjet apo informata shtesë mund të drejtoheni në emailin:
mario.gjurcinovski@ffm.com.mk